• |
ide | kryesore

Rregullat e mëmësisë nga Kristen Bell

Paparazzi, Slider



Kur bëhet fjalë për motrat dhe vëllezërit, prindërit dhe kujdestarët ka të ngjarë që gjithmonë përpiqen të rrisin dhe ushqejnë lidhjet e tyre, përfshirë aktoren dhe njëkohësisht nënën e dy fëmiëjve Kristen Bell. Në fakt, kjo është arsyeja që ajo nuk i lejon vajzat e saj të kenë dhoma gjumi të veçanta.

Në një intervistë të fundit me SELF Magazine për Muajin Kombëtar të Ndërgjegjësimit të Gjumit, Bell zbuloi se është e rëndësishme për të që vajzat e saj, Lincoln, pothuajse 7 vjeçe, dhe Delta, 5, të ndajnë një dhomë sepse i ndihmon ato të zhvillojnë karakter të mirë. “Është shumë e rëndësishme për mua që ato të ndajnë një dhomë gjumi. Unë mendoj se jeta e tyre do të jetë më e lehtë sesa shumica e njerëzve të tjerë në planet, dhe për të zhvilluar një karakter të mirë, është e rëndësishme që gjithmonë të kaloni diçka të vështirë”, deklaron Bell. “Më pëlqen fakti që ato do të duhet të kuptojnë se si të ndajnë një dhomë gjumi, të kuptojnë se si të ndajnë dollapin e tyre, të kuptojnë se si të ndajnë hapësirën e përbashkët. Nëse kjo është gjëja më e keqe në jetën tuaj, që ju duhet të ndani një dhomë gjumi me motrën tuaj, do të jeni në rregull”.

Ndihmon gjithashtu që ato të ndërtojnë një lidhje, duke ndarë një dhomë dhe



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *