• |
ide | kryesore

Rri në shtëpi!

Blog



Ditët e para jane te skeptikeve. Te teoristeve te “është një grip”. Te patrioteve te rakisë. Dhe sidomos te cinikeve te Facebook-ut.

Pastaj vijne vdekjet e para, por duken gjithsesi te largëta, sikur nuk jane tek Zogu i Zi apo ne Allias por ne nje bote tjeter. Fillojnë te ulen ankesat por perseri i degjon si oshtimë thashethemesh.

Klubet serish plot por sikur i kane mbaruar muhabetet.. vetëm ky grip dhe njerëzit me maska ua shpifen. Thashetheme.

Ja sa te mbaroje. Jeta vazhdon. Ketu do jemi, Shqiperia nuk eshte Kina…

Pastaj fillojne vdekjet masive, dy komshinj ne reanimacion, tendat jashte spitaleve, ushtria ne rruge.

Fillon qetesia. Por eshte vone…

Sot fillon java e trete qe ne Milano jemi ne izolim. Sot nuk mund as te largohemi per me shume se 500 mt nga shtepia, kemi harruar tashme drekat, kafet, miqte, familjaret. Jeten sic e jetoni ju…

Te duket çudi..?

Te ishte vetem kaq. Sot disa spitale duhet te zgjedhin ke te shpetojne. Jo te gjithe fatmiresisht por drejt asaj po shkojme cdo ore me shume. Probabilisht kush ka semundje kronike, kush eshte ne moshe te madhe dhe kush eshte i dobet, ka pak shanse t’ja dale dhe ky nuk eshte me nje skandal i cili mund te na revoltoje. Sot ka mijera biznese te falimentuar, miliona ne prag falimentimi.. Por serish eshte dicka qe na ben thjesht te heshtim. Ka prioritete te tjera. Ti revoltohu po deshe…

Nuk eshte e thene qe ky skenar te perseritet ne Shqiperi. Madje nuk duhet.

Problemi eshte qe.. E ke vetem ti ne dore. Ti vetem. Jo Rama, as Meta, as Basha, as hoxha e as prifti. As doktori e as polici. E ke vete ti, ja ti qe do qeshesh me kete status. Ti qe je aktiv, qe ke halle, pagesa, ti qe snuk rri dot i izoluar. Se pi dot kafen ne shtepi, srri dot pa shoqnine, pa dashnoren, pa birren e pa ardh verdalle dy ore ne dite.

Njoh njerez qe me raste marrin edhe tre avione ne jave. Njoh njerez qe kane biznese, njerez qe punojne 6 dite ne jave nga 15 ore ne dite, qe nuk i sheh kurre te ndalojne. Sot jane ne shtepi. Maksimumi shkojne ne pune kur e kane te pamundur te ndalojne dhe pastaj kthehen ne shtepi. Vetem ne shtepi.

Ej, mblidh mendjen. Ka ndaluar Milano… e ke ndonje ide sa vrapon Milano? “Vrapi” i Tiranes para kesaj te Milanos eshte si nje karroce me gomere ne krahasim me nje Ferrari. E megjithate, ka fikur motorret. Ka parkuar per te pritur te kaloje furtuna.

Shko ne pune (nese nuk ben dot ndryshe) dhe pastaj ktheu ne shtepi. Rri ne shtepi.

Pas pak ditesh, te gjitha problemet e sotme do te te duken nje kujtim i larget. E gjithe jeta jote do te te duket nje mirazh. Do kesh halle te tjera qe as i imagjinon dot.

Me beso. Jo se me dhimbsesh ti. Me dhimbsen prindërit e mi. Prandaj po harxhoj kohe me ty qe mbase me lexon nga ndonjë klub ne bllok.

Nga Milano. Rri ne shtëpi!

/Marrë nga Facebook i Elton Koritari



4 Comments

  1. Dhe nje shkrim tjeter i bazuar mbi sofizma vk.. Nje pyetje sa viktima beri gripi vjet dhe sa po ben ky sot? Shifrat!! se na rr b..et me shkrime k..

  2. eshte nje zgjedhje: liri me vuajtje si terrorizem, virus etj etj apo diktature kontroll i plote i shtetit mbi individin dhe ulje rreziku. problemi eshte se askush nuk po na pyet me por diktatura globale po vendoset me dhune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *