• |
ide | kryesore

Mirë coronavirusi, po injoranca a ka ilaç?

-Instant, 2, Ide

Në qytet fillon të përhapet gripi. Ti nuk e merr seriozisht, sepse beteja me gripin është një ritual vjetor që nuk meriton as vëmëndje. Pastaj ti dëgjon thashetheme lartë e poshtë që njerëzit po vdesin nga gripi. Kryesisht të rinjtë. Mirëpo nuk i beson, sepse mediat dhe autoritetet zyrtare thonë se nuk ka arsye për tu shqetësuar dhe bëhet fjalë për një grip të zakonshëm. Madje qeveria vendos në mbajë një marshim masiv të ushtrisë në qytet, për të fesuar suksesin ushtarak të vendit.
Dy ditë më vonë gjërat fillojnë të degradojnë dita ditës, qeveria fillon të pranojë se situata është serioze dhe merr masa ekstreme. Anullohen aktivitetet masive, mbyllen shkollat, izolohet qyteti dhe bëhet e ndaluar me ligj të dalësh në publik pa vendosur maskë. Spitalet mbushen tej kapacitetit. Vdesin me qindra njerëz në ditë, por nuk ka kush t’i varrosë. Priftërinjë dalin nëpër qytet duke i bërë thirrje njerëzve të mos i mbajnë të vdekurit në shtëpi. I gjithë ky makth zgjat gati një vit dhe mbaron duke marrë me vete deri në 100 milionë njerëz në të gjithë botën…
Kjo nuk është ndonjë faqe nga romani “Murtaja” e Kamysë, por një pasqyrë e perspektivës së banorëve të Philadelphia-s në Amerikë, që jetuan pandeminë e “gripit Spanjoll” rreth 100 vite më parë (1918 – 1919). Një pandemi që shkaktoi dyfishin e viktimave të Luftës së Parë Botërore, dhe që njihet si pandemia që ka vrarë më shumë njerëz në historinë e botës moderne.
E megjithatë, për të paktën 10 mijë vite sëmundjet masive janë një kërcënim i vazhdueshëm për njerëzimin. Vetëm në 500 vitet e fundit bota ka njohur të paktën 15 pandemi gripi, të cilat kanë vrarë deri në 3 milionë njerëz. Ndërkohë gripi i zakonshëm përllogaritet se vret 250’000 deri në 650’000 njerëz çdo vit.
Që kur bota filloi të njohë perandoritë e para, bashkë me to erdhi edhe përhapja e sëmundjeve në nivel global (pandemi), rrezikshmëria e të cilave ka shkuar krah për krah me nivelin e dijes apo injorancës njerëzore.
Rreth 2400 vite më parë, në botën antike u përhap Malaria. Një sëmundje që u zvarrit ndër shekuj në botën antike, dhe që mendohet se i mori jetën Aleksandrit të madh, të cilin nuk e kishin mposhtur dot ushtritë më të fuqishme të kohës. Që paraziti që shkakton Malarien ndodhej në barkun e mushkonjave do të zbulohej vetëm 2300 vite më vonë. Kështuqë njerëzit e kohës as nuk e dinin nga iu vinte e keqja, dhe as nuk dinin si të mbroheshin.
Rreth 1800 vite më parë, ushtarët romak që ktheheshin nga Azia Perëndimore kishin marrë me vete edhe sëmundjen e Li-së. Mark Aurelius, perandori filozof, që i kishte mbijetuar betejave ushtarake, do të vdiste nga kjo sëmundje misterioze. Bashkë me të vdiq edhe një e treta e popullsisë së perandorisë (rreth 5 milionë njerëz). Perandoria Romake kishte arritje të jashtëzakonshme në shkencë, por në atë kohë askush nuk e kishte idenë çfarë ishin viruset dhe si transmetoheshin. Ato do të zbuloheshin 17 shekuj më vonë, dhe misteri i tyre do vazhdonte edhe për ca dekada të tjera.
Rreth 600 vite më parë, mongolët gjatë luftës me evropianët në qytetin që është sot Krimea, iu kaluan Murtajën. Bakteret do të zbuloheshin vetëm 300 vite më vonë, kështuqë në atë kohë njerëzit nuk e kuptonin mirë nga vinte sëmundja, si transmetohej dhe si mund të kurohej. Prandaj, kur në brigjet e Siçilisë mbërriti anija e parë me ushtarë të sëmurë (një pjesë e të cilëve kishin vdekur rrugës), askush nuk e kuptoi rrezikun që iu kanosej. Shumë shpejt sëmundja u përhap në të gjithë qytetin, dhe nga aty në të gjithë Evropën.
Pasi bakteri filloi të bënte kërdinë, njerëzit kuptuan se duhet të qëndronin larg tregjeve ku mblidheshin turmat, dhe të shmangnin kontaktet me njerëzit e sëmurë. Elitat filluan të linin qytetet dhe të largoheshin për në rezidencat e tyre në fshat, e në mal, duke e marrë sëmundjen me vete. Nga ana tjetër, anijet vahzdonin të përhapnin bakterin në çdo breg. Pikërisht në atë kohë, dhe për ironi të fatit, në Italinë e Veriut, u aplikua për herë të parë izolimi për 40 ditë i njerëzve që kishin ardhur nga zonat e prekuara. Nga aty buron edhe termi ‘karantinë’ (dyzetë).
Por ishte shumë vonë. Pandemia u përhap kudo duke zhdukur komunitete të tëra, dhe duke vrarë rreth 60% te popullsise evropiane (50 milione njerëz), përfshi edhe mbretereshën e Anglisë dhe një nga piktorët e mi të preferuar, Holbein.
Rreth 200 vite më pare, në Indi u shfaq sëmundja e Kolerës, e cila u soll në Evropë nga ushtarët britanik, dhe vrau miliona njerëz për vite të tëra. John Snoë, që njihet si një nga themeluesit e epidemologjisë, arriti të kuptojë se sëmundja përhapej nga uji dhe bindi autoritetet që të mbyllnin çezmat publke në Londër. Autoritetet në Paris bënë të njëjtën gjë, dhe urdhëruan që të mos pihej uji i çezmës, pa u zierë, duke ulur kështu në mënyrë të ndjeshme përhapjen e sëmundjes.
Mirëpo, 40 vite mbas ketij zbulimi, kompozitori i famshëm Tchaikovsky, mendonte se bakteri ishte fans i muzikës klasike. Kështuqë një natë, teksa luante me miqtë në një nga klubet e Parisit, i sfidoi ata duke iu thënë se udhëzimet e qeverisë ishin budallallëqe. Dhe për ta vërtetuar këtë, piu një gote ujë nga çezma, duke injoruar këshillat e kamarierit. Mirëpo doli që Murtaja nuk pyeste për “Liqenin e Mjelmave, kështuqë të nesërmen, Tchaikovsky u be viktima e njëqindmijëenjë e Kolerës në Francë.
Rreth 100 vite më parë, në Mars 1918 në mes të ushtarëve amerikan u shfaq një grip agresiv, i cili vriste kryesisht të rinjtë, pasi provokonte një reaksion ekstrem të sistemit imunitar. Megjithëse ky grip ishte tepër i rrezikshëm, dhe përhapej me shpejtësi, qeveria amerikane vendosi ta mbante të fshehte lajmin, dhe të detyronte mediat të mos raportonin.
Siç u përmend në fillim të këtij shkrimi, kulmi i papergjegjshmerise ishte kur ne 19 Shtator te atij viti, gjashte muaj pas nisjes së epidemisë, kundër këshillave të mjekëve, autoritetet vendosën që të zhvillonin një paradë ushtarake në Philadelphia. Përpara paradës zyrtaret siguruan publikun se qeveria kishte gjithçka nën kontroll. Por një javë më vonë, qyteti u kthye në një varrezë masive, ku autoritetet spitalore, por edhe kompanitë funerale, u gjetën krejt të papërgatitura për të menaxhuar situatën. Qyteti u vendos në izolim total, dhe qindra të sëmurë vdiqën nga uria, pasi nuk guxonte të shkonte njeri t’i ndihmonte.
Duke qene ne mes te Luftes se Pare Boterore, ushtaret amerikane e perhapen virusin ne Evrope, nga ku mori edhe emrin ‘Gripi Spanjoll’. Mori këtë emër pasi Spanja ishte i vetmi shtet ku mediat raportonin lirisht per ecurine e semundjes. Ne perfundim të luftës, raportohet se bilanci i viktimave të saj ishte 16 deri ne 40 milion njerez. Ndersa gripi mendohet se vrau deri në 100 milion vete, dhe zuri rreth 40% te popullsise boterore. Mes të prekurve ishte edhe mbreti i Spanjes dhe presidenti i SHBA-se, ëilson te cilit raportohet se i rane te fiket gjate konferences se Versajes.
Ne 2020, bota po njeh një pandemi tjetër. Është një sëmundje që po vazhdoi me këto ritme, mund të prekë deri në 70% të popullsisë, dhe të vrasë mbi 10 milion njerëz brenda pak muajve. Deri tani ka shënuar rreth 5000 viktima dhe ka sëmurur rëndë mijëra të tjerë. Pa kursyer mjekë, liderë fetarë, ministra shëndetësie, kongresmenë apo senatorë. Madje dyshohet se mund të ketë prekur edhe Papa Francis dhe Presidentin Trump, gjyshi i të cilit vdiq nga gripi i Spanjës 100 vite më parë.
Pavarësisht teorive qesharake se shqiptarët kanë imunitet nga virusi, Shqipëria mbetet brenda zonës së rrezikut. Madje ne kemi një rrezik të shtuar për shkak të disa arsyeve shtetërore, ekonomike dhe sociale.
Nga pikëpamja shtetërore, ne po paguajmë pasojat e mënyrës se si është qeverisur për 30 vite. Spitalet tona edhe pa filluar pandemia mezi ja dalin të ofrojnë shërbimet e nevojshme. Buxheti për shëndetësinë në vend që të shkojë për spitalet, përfundon ose në xhepat e oligarkëve dhe politikanëve. Nga ana tjetër prej vitesh po vuajmë nga largimi i personelit spitalor, duke patur më pak mjekë dhe infermierë për numër popullsie se shumë vënde të ballkanit.
Nga pikëpamja ekonomike, ndryshe nga shoqëritë më të zhvilluara në botë, ne ende i bëjmë pagesat me para në dorë, çka rrit qarkullimin e virusit përmes shkëmbimit të parave. Së dyti, sektorët më të mëdhenj të ekonomisë janë të tillë që kërkojnë prezencën fizike të punëtorit në punë. Por edhe në sektorët e tjerë ku puna mund të bëhet nga shtëpia, kjo nuk ndodh pasi shumë prej shefave shqiptarë vuajnë nga sindroma e gjermanit tek filmat e Kinostudios, dhe duan t’i numërojnë punëtorët në zyrë tre herë në ditë. Për pasojë, shpesh ditët e mosprezencës në punë nuk paguhen, duke detyruar kështu mijëra punonjës të shkojnë në punë të sëmurë, duke përhapur virusin në nivele të pamenaxhueshme.
Nga pikëpamja sociale, ne i përkasim një kulture mesdhetare, ku kontaktet fizike i kemi të afërta. Ne japim dorën, ne puthemi në dy faqe, ne qëndrojmë shumë afër njëri tjetrit kur flasim dhe ne e kemi për turp t’i themi tjetrit që po ruajmë veten, pasi perceptohemi si “frikacak” apo “egoist”. Në përgjithësi kjo kulturë është e mirë për shëndetin mendor, por kur vjen puna tek përhapja e virusit, bëhet e vështirë që njerëzit të tejkalojnë zakone të trashëguara brez pas brezi.
Që kjo të ndodhë duhet që frika të jetë shumë e madhe dhe që konsensusi social të jetë shumë i gjërë. Por të dyja këto rrezikohen nga një virus tjetër social: vetëbesimi i tepruar.
Ky vetëbesim i tepruar fillon me politikanët tanë, të cilët e morën me nge çështjen e virusit. Me parimin “virusi pret, partia s’pret”, kryeministri Rama e injoroi situatën në Italinë fqinje, dhe organizoi kongresin disa ditor të partisë së tij, megjithëse (siç po mësojmë tani) kishte paktën një javë që virusi kishte hyrë në Shqipëri. Për të mos mbetur mbrapa, presidenti Meta organizoi një manifestim masiv, për pjesëmarrjen në të cilin u angazhuan ish kryeministri Berisha dhe kryetari i opozitës Basha. Pra, ashtu siç kanë bërë për 30 vite, ata që janë në krye të elitës politike, vendosën në rrezik shëndetin e një populli të tërë vetëm për axhendat e veta politike.
Por ndryshe nga herët e tjera ku pasojat i paguajmë vetëm ne, këtë herë duket se as ata nuk janë të mbrojtur, pasi në skenën botërore ky virus ka shpalosur një sens të paparë ironie. E nisi me zëvendës ministrin e shëndetësisë së Iranit, i cili dilte nëpër media për të treguar se qeveria e kishte situatën në kontroll. Vazhdoi me Italinë fqinje, ku kryetari i një partie në Firenze u sëmur pikërisht në festën që organizoi për të kundërshtuar “masat e panevojshme” të qeverisë ndaj pandemisë. Apo në SHBA ku zuri pikërisht kongresmenin që ankohej se kongresi po shpenzonte shumë para për këtë sëmundje, ndërkohë që numri i prekurve ishte i vogël. Të shohim se si do sillet me ‘cubat’ e politikës shqiptare, të cilët, për më tepër kanë probleme respiratore.
Ana tjetër e medaljes është një pjesë e publikut që e njohin veten si të pathyeshëm. Eshtë një grup personazhesh mitike që duken sikur kanë dalë nga librat e historisë së mesjetës. Disa besojnë që si Mujo Uqinaku mund t’i dalin ballas gripit, se kanë pirë qumësh zanash. Disa e pandehin veten për Gjergj Elez Alinë, dhe janë të bindur që do triumfojnë mbi bajlozin që vjen nga përtej detit. Të tjerë mendojnë se virusi nuk e kap dot furgonin e Vlorës, dhe për pasojë zë vetëm ata të Fierit. Pasuar këta nga një ushtri e tërë bullistësh injorantë e të papërgjegjshëm që kanë marrë situatën në dorë, duke vënë në siklet çdo njeri që përpiqet të bëjë gjënë e duhur. Për pasojë, ashtu si një shofer i papërgjegjshëm vë në rrezik jetën e shumë kalimtarëve, edhe këta kamikazë virologjik mund të marrin në qafë jo vetëm veten, por njerëzit më vulnerabël në shoqëri.

Sigurisht, kjo lidhet edhe me mungesën e besimit ndaj institucioneve, si dhe me dëshirën për të qetësuar veten nga ankthi që të jep mospasja e situatës në kontroll. Por lidhet edhe me mentalitetin primitiv të disave, të cilët e shohin jetën e njeriut sikur të jetë skedinë futbolli. E kam fjalën për ata të cilëve nuk ua mbush syrin virusi, meqë maksimumi mund të vrasë vetëm 3-4 % të popullsisë. Mentalitete të tilla monstruoze nuk meritojnë përgjigje serioze, por do të doja vetëm tu kujtoja se ata vetë përbëjnë më pak se 0.000000001 të popullsisë së botës, por kjo nuk na jep të drejtë t’i heqim qafe. Maksimumi mund t’i mbledhim në një anije kozmike dhe t’i çojmë të kolonializojnë Marsin, ku mund të mbijetojnë lirisht pa larë duart. Por Elon Musk është ende mbrapa me këtë projekt.
Kështuqë, deri atehere, na duhet të përballemi me ta këtu në tokë, dhe ta marrim situatën në dorë, jo vetëm në kuptimin e parë të fjalës. Sepse, vërtet shkencëtarët mund të shpikin ilaçe dhe vaksina kundër gripit, por dija (fatkeqësisht) nuk mund të injektohet me shiringë…

*Endrit Shabni/Shkruar enkas për Lapsi.al

14 Comments

    1. Ca ke kunder ketij shkrimi o toc kuklle.Endriti eshte nje nga publicistet me te mire qe kemi. Ti nqs e di veten byth te zgjut, hajde na bej nje shkrim te mire, e mos rri ketu si parazit te perqeshesh te tjeret.Rrot kari

  1. Shkrim shume i bukur, edhe un keto dite duke shikuar reagimine e disa njerezve, po mendoja pikerisht kete, pra qe ketu ka nje kategori njerezis qe e duan jeten dhe e vleresojne ate, te cilet jane te detyruar (nuk e kena zgjedhur ku te lindim) te jetojne me nje pjese qe fatkeqesisht nuk ka as kulture, as dije, as arsim as deshire dhe dashuri per jeten. Dhe kur e rimendon edhe nje here situaten me me qetesi e vetedije, kupto qe je i burgosur ne kete vend dhe i pafuqishem per ta ndryshuar dhe fatkeqesisht e vetmja zgjidhje eshte larg nga ky vend e keto njerez

  2. Per mendimin tim, injoranca ne kete rast ka ilaç kulturen dhe mungesa e kultures tek ne lidhet ngushtesisht me varferine, papunesine, mungesen e perspektives, mungesen e vemendjes ndaj individit, te perbashketes dhe te drejtes. Per sa i perket reagimeve te ekzagjeruara, nuk jam dakort me referencat shqiptare sepse kudo njesoj behet e komentohet, ca me shume e ca me pak. Gjithsesi e lexova me vemendje dhe me pelqeu ! Urime per shkrimin.

  3. Fatkeqesisht eshte shume e vertet. Shqiptaret mbeten popull injorant perfshi dhe te ashtuquajtur intelektual. Po nqse me pare justifikohej me izolimin prej diktatures , sot nuk mund te konceptohet me kete globalizim dhe informacion qe na rrethon sidomos brezat postmonizem. Po rinia preferon ta perdore internet per Facebook, rri kafeneve duke prish leket e babes sesa te punoje vete per shkollen si moshataret e vet ne bote dhe pambarim … Plus presioni dhe perfundja nga eprore medioker qe te kercenojne me heqje nga puna. Fatkeqesi.

  4. Shqiptaret nuk jane popull injorant, por problemi i tyre eshte se kane tre viruse vdekkepurese ne qarkullim, coved, cover dhe covid. Kjo i ka bere te jene paksa te corientuar

  5. Lali Eri duhet te dale e te jape leksion se si mund te lahen duart kur uje te rrjedhshem nuk ka as kater ore ne dite.

  6. Nuk besoj të jetë punë fati,
    mos dëgjoni çfarë thotë “I Gjati”,
    Për disa budallenj,
    Këtu tek ne,
    Jeta e njeriut kushton
    më pak se një pulë fshati.
    Në qoftë se,
    me hudhra e raki rrushi,
    shërohet koronavirusi,
    siç thotë dikushi,
    Atëherë, ky është vetë karabushi.

  7. Hajde se e sigurove vendin si deoutet. I duhen pikerisht keta lloj injorantesh te bejne te gjithe diturin me nje titull “per injorantet”. Te fala nga rama dhe papa ne itali. Paqe dhe prosperitet te keqen, ne te tjeret jemi kurban. Ju i hapni rrugen rames te ike plot sukses, edhe pse mediat nepermjet jush do flas per filozofi dhe do e shese sikur ka ndodhur e kunderta ne bashkpunim me opoziten, pra shqiptari rrot kari do ngelet nga ekstensionet indirekte te injorances se rames qe fal jush u kthye ne zgjuarsi. Degjoni bashen qe thote po ju degjoje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu