• |
ide | kryesore

Sonila Meço i përgjigjet sulmeve të Ramës dhe sqaron telefonatën me 127 (video)

-Instant, Të fundit



Disa propozojne, zgjidhja: gazetarët në karantinë, ekranet në karantinë.

Kush mendon se bëjmë prova në ekran, kur në kohë reale verifikojmë nëse mijra mesazhet e njerëzve me emra e mbiemra nëpër telefonat tanë dhe alarmi i gazetarëve në terren është se 127 nuk funksionon e ne në kohë reale qetësojmë publikun se operatoret janë në shërbim, po bën një krim. Po po krim.

Imagjinoni gazetarin e Piazza Pulita, që hyn në Spitalin e Cremona-s, që sheh me dhjetra persona në terapi intensive e ndërsa mjekët janë në angazhim maksimal u merr intervistë, të dilte dikush e t’i thosh është kafshërore të bllokosh për ato sekonda mjekun se dikush po vdes. Gazetari po dëshmon, informon, sepse keqinformimi shton panikun.

Rama kapet me Sonila Meçon: Pse çfarë është 127, për gallatë?

Po, unë mbrëmë isha në transmetim direkt. Telefoni, messengeri, whatsapp-i shpërthente nga njerëz që me emra e mbiemra më komunikonin se 127 nuk përgjigjej. Nuk e bëra publike, por nisa mesazh tek autoriteti, pa përgjigje. Gazetari në lidhje direkte më komunikon të njëjtën gjë. Në atë moment e përshëndetur nga autoritetet në studio, jo qeveritarë e as gazetarë, as sehirxhinj pa diplomë mjekësie a shkencore, por pjesëtarë të frontit të parë të betejës, marr 127-ën për të verifikuar nëse mund të ketë difekt, problem e të njoftohen autoritetet. 58 sekonda dhe operatorja me mirsjellje u përgjigj. I mora 10 sekonda, pyeta live dhe biseda dëgjohej nga gjithë publiku:

– A funksionon linja? Po
– Keni patur probleme teknike sot? Jo, por ka ngarkesë
– Ka shumë telefonata? Plot
– Po e mbyll mos ngarkoj linjën…

Rama luan menç/ Shpall gazetarët aleatë të koronavirusit (Si sulmoi Sonila Meçon, dhe mbrojti zyrtarin e tij)

Qindra e mijra mesazhe me falënderuan, bashkë me autoritetet në studio për qetësimin e panikut. Imagjinoni në 10 sekonda shërbim publik.

Në këtë betejë, e keqja quhet Covid-19. Nuk njeh as bindje politike, as cv, as diplomë. Jemi të gjithë të ekspozuar. Me prindër në moshë në shtëpi, fëmijë të trembur, familjarë të frikësuar. E keqja nuk ka emër tjetër.
Nëse doni të vini në karantinë gazetarë dhe ekrane bëjeni!
Nëse kjo lufton coronavirusin, bëjeni!
Kina e bëri me diktaturë dhe shtet të fortë.
Korea e Jugut me paisje novatore.
Italia e neglizhoi, vuri mend me vonesë, por gazetarët janë në raportim të çdo informacioni, nga funksionimini linjave tek sukseset e dështimet e autoriteteve dhe mjekëve.
Zgjidhni cila doni të jeni, por kuptoni se kjo betejë luftohet bashkarisht.

Tani një pyetje kam për mendjet e ndritura që mendojnë se bëja prova me 127-ën. Po sikur të qe bllokuar, qoftë nga ngarkesa, sepse ndodh, apo nga një defektcteknik, kush do qe kafshëria e vërtetë, 10 sekonda verifikim për t’ju ardhur në ndihmë teknikëve e uljes së panikut të qindra e mijra telefonuesve, apo mosfunksionimi prej padijenisë dhe paniku i publikut?

Dhe ju lutem kthejini ju përgjigje atëherë zonja e zotërinjve që na shkruajnë me emër e mbiemër, cdo minutë, duke na kërkuar informacion e ndihmë! Zonja e zotërinj, që na shkruani e komunikoni, nuk i pëlqen dikujt lart e afër atij lart që të na shkruani e dëshmoni. Falënderimet e këtyre ditëve po ua kthej mbrapsht.
Për të shmangur panikun bëjmë gazetarin e përgjegjshëm, por nga sot bëjnë thirrje të na fusin në karantinë.

E kanë bërë me mua edhe pa qënë ky i mallkuar virus në qarkullim. Por nuk është ky halli i shqiptarëve. As ne. Mos na bëni ne hallin e tyre. Jemi të gjithë në betejë, në mos si gazetarë, si prindër, bij e njerëz.

Sa për ata që duan partinë më shumë se veten, fëmijën e prindërit, ju lutem pyesni autoritetet, para se të lëshoheni. Mjekë, shkencëtarë, njerëz në vijën e parë të betejës. Siç bëra unë mbrëmë…

Sonila Meço



16 Comments

  1. Gjermania qe ia ka dale ne kohe ka vene ne dispozicion me shume se 20 numra telefoni te posaçem per koronan.

  2. mjaft u vetviktimizove aman se na hape barkun o turikal. tipike shqiptare edhe kur duket se gjoja sqaron prape perpiqet ta nxjerr veten heroine. sbehet ky vend

  3. Surratin si kale, servile ne kulm dhe mediokre ne profesion. O shqiperi ne ca duarsh ke rene. Nga Noli e Kuteli dikur te keto morrakët e sotem ?

    1. Aman more kur flisni per Nol juve . E permend Rama, e permendni dhe ju. As ai se njeh Nolin e as ju skeni leçitur tre rreshta. Merrni fjalimet e zonjes Basha ne kongres se ajo ju frymezon juve me kuroren e hipokrizise e mediokritetit pa Sonila eshte gazetarja e vetme me doktorature e ish studente e notes 10. Ju shqetesoi viktimizimi?? Aty kunja he? Ska gje se me kosto 200 milione euro do shkoje karantina qe i vute asaj? Mero zeza Baze qe i con mesazhe kryeministrit cdo ore eshte Noli juaj dhe i Atij. vetem se rende Mero. e paska limituar fjalorin ne 5 llafe keto kohe. I qenka thare helmi nga ngopja me privilegje dhe sidomos nga vuajtja qe i shkakton servilizmi . Rama nuk njeh Nol mor shoke . As ju. Noli juaj eshte Mero Baze.

  4. O k. Femer nuk perdoren numrat e emergjences per show. Ska nevoj te marresh ne tel kur ke 100 mij telefonata dhe kupto qe sherbimi sdo ja dale. Tani te gjithe keq apo mire ne kete sistem kemi, nuk ndryshon sistemi ne 2 muaj, doni ta ndryshoni sa te mbaroj kriza hudhini ne plena te gjith. Keq apo e mire kjo eshte qeveria dhe ne kete moment duhet nje qendrim, rrumpalla eshte me e keqe. Te gjithe njerezit qe kan sintoma duhen te qendroj ne shpi, keq mire duhet te qendroj, sepse e vetmja menyre per te ndaluar kete eshte ulja e kontakteve. Kur shko ne lufte ato qe jan ne rresht te pare nuk thojn pse ne te paret. Njerezit qe kane sintoma jane si ato, me fat pa fat per te fituar luften sakrifica duhet

  5. E shikoni sa njerez te ndyre e llum mban ky vend. Te gjithe sikur kane kancerin ne gishta, ne mendje e ne goje. Ajo po ben punen e saj e po flet e prononcohet si gazetare more ju qifsha rracen e origjinen te gjithe komentuesve qe nuk kane lene vrer pa nxjerr nga goja. Po cju duhet jeta private e dikujt, po motrat, grate dhe femijet ne shtepi i keni verifikuar mos i keni kurva, baxhella apo turikale?????

  6. kur ben dhe kjo mortja si gazetare atere qeni im eshte anjshtajni. bojkotojini i njerez robt e njeanshem e plot ligesi si kjo bucorja. me mire shihni discovery channel ter diten sesa ndotjen qe perhapin kerrmat si kjo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *