• |
ide | kryesore

“Të pish ujë çdo 15 minuta vret covid-19”/ Mjekët sqarojnë të vërtetën

Lapsi Leaks



Në internet qarkullon një teori sikur mjekët japonezë rekomandojnë disa gllënjka ujë çdo 15 minuta për tu mbrojtur nga Covid-19.

Thuhet se uji do të kalojë virusin nëpër stomak dhe “acidet e stomakut do e vrasin”. Kjo është një teori false.

Departamenti i Shëndetit të Houston dhe doktorët lokalë thonë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Mjekja infeksioniste, Susan Wootton, eksperte në shkollën mjekësore të McGovern tha se nuk ka prova konkrete për një gjë të tillë.

“Hidratimi i mirë dhe pushimi është i mjaftueshëm që të rikuperohen njerëzit nga çdo infeksion viral”, tha Wootton.

OBSH ka këshilluar që higjiena personale është tepër e rëndësishme dhe duhet që të lahen duart shpesh me ujë e sapun dhe të përpiqeni të mos prekni fytyrën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *