• |
ide | kryesore

“Telefonatë 20 sekonda, ja përse ika nga Juve”: Emre Can, vrer kundër Sarrit

Sport



Jeta e re futbollistike e Borussia Dortmund për Emre Can nuk ia ka shuar ende hidhërimin për si u mbyll aventura tek Juventus pas një viti e gjysëm. E në shënjestrën e mesfushorit gjerman është Maurizio Sarri: “Me një telefonatë prej 20 sekondash më njoftoi që nuk do të isha i përfshirë në listën Champions – ka rrëfyer ai për Kicker – Pas asaj telefonate, mu mohua cdo mundësi”.

“Sarri këtë verë erdhi e nuk na stërviti vetë për shkak të pneumonisë për disa javë – vazhdoi Emre Can, që në janar u transferua tek Dortmund me formulën e huazimit (1 milion) me detyrim blerje (fiksuar për 25) – Pas asaj telefonate, mu mohua cdo mudnësi. Mendova se ishte e padrejtë e për këtë vendosa të largohem në janar. Por ky vendim nuk ka të bëjë fare me klubin, as me tifozët: Juventus është një shoqëri e madhe (“Ishte nder të mund të përfaqësoja këtë klub të madh”, ka thënë ai në ditën e zyrtarizimit të lamtumirës së tij nga bardhezinjtë”). Doja të kthehesha të luaja. Natyrisht edhe të kisha mundësinë të merrja pjesë në Europian, dua të jem pjesë e kombëtares gjermane”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *