• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool nga parajsa në ferr: Atletico nxjerr jashtë kampionët e Europës në shtesë

F1, Sport, Video



Më e paimagjinueshmja ndodhi në Anfield Road, aty ku Liverpool kishte tempullin e pathyeshmërisë e ku në 90 minutat e kohës së rregullt me Atletico Madrid ndërtoi kualifikimin, duke barazuar sfidën e parë me golin e Ëijnaldum. Dyfishimi i Firmino në minutën e katërt të kohës shtesë u duk se vulosi një rikthim të madh të Reds, por ishte krejtësisht e kundërta. Marcos Llorente shënoi dy gola në harkun e tetë minutave, por për të ndezur shpresat u desh një gafë e Adrian që tifozëve të kuq u kujtoi makthet e Karius. Morata mbylli llogaritë me një fitore të madhe të Simeones.

Skuadra nga Merseyside pati impaktin e duhur me ndeshjen, ritmin e lartë të zakonshëm dhe fluiditetin ofensiv që detyroi prapavijën e Colchoneros të futej në panik në inkursionet e Mane e Salah, edhe pse Oblak mbajti në lojë më shumë se një herë spanjollët. Portieri i Atletico ekzaltoi reflekset e tij më të mira në devijimin nga fare pranë të Firmino e më pas në bombën nga distanca të Alexander Arnold. Por slloveni nuk mund të bënte asgjë në goditjen e Ëijnaldum dy minuta përpara se skuadrat të shkonin në pushim dhe për Atletico edhe pjesa e dytë është një vuajtje e madhe.

1-0 nuk mjafton në fakt për të marrë kualifikimin, vetëm sa barazoi ndeshjen në Madrid, kështu që në shtesë Liverpool insistoi për të mos shkuar tek penalltitë. Goli i Firminos në të 94 u duk se fshiu cdo iluzion të Simeones për kualifikim, për më tepër që Reds po performonin një ndeshje të madhe. Ndonjëherë vecse janë episodet ato që vendosin shumë dhe Adrian me gabimin e bërë i futi në lojë kundërshtarët me Llorente që shënon dy gola në tetë minuta, duke barazuar rezultatin dhe duke cuar në ekstazë Simeonen.

Klopp provoi gjithcka për gjithcka në shtësën e dytë, me Origin e Minaminon në fushë, por mori vetëm golin e tretë të Moratës që e nxorri të eleminuar dhe të mundur nga Anfield Road.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *