• |
ide | kryesore

Denoncimi Albana Vokshit: Asnjërës prej sanitareve në spitalin e Durrësit nuk iu është bërë testi i koronavirusit

Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-deputetja Albana Vokshi shkruan në faqen e saj në Facebook se asnjëra nga sanitaret që i ka shërbyer gruas që vdiq nga koronavisuri, nuk i është bërë testi. Sipas Vokshit, të 9 sanitaret janë në shtëpitë e tyre të rrethuar nga njerëz.

Denoncimi i plotë i Albana Vokshit:


Sot, kam marrë disa shqetësime nga punonjës të Spitalit #Durrësit. Asnjë prej sanitareve që kanë shërbyer për 3 ditë në dhomën ku ka humbur jetën zonja 73 vjeçare, nuk i është bërë testi i #coronavirusit. Secila prej 9 sanitareve është në shtëpi, rrethuar nga familjarë e të afërm. Gjithësecili prej tyre rrezikon të jetë i ekspozuar ndaj virusit.

Task Forca, të marrë masa për të testuar cdo qytetar që ka qenë i ekspozuar e në kontakt me të ndjerën si dhe me personat që kanë qenë në dhomën e saj apo në ambjentet ku ajo ka kaluar, apo dhomat e mjekëve.

#JoPanikut

#PoShërbimitNdajQytetarëve

4 Comments

  1. Si sju vjen turp o njerez te ligj, prandaj sju voton njeri juve. Keni marre ne qafe partine demokratike. Ju te paafte, shushunja qe gjoja ne emer te popullit, mbani ofiqe e perfitoni te ardhura dhe keni rregulluar jeten tuaj. Partia demokratike po te mos ishit ju do te kishte patur nje mbeshtetje me te madhe popullore. Lufta qe keni sajuar dhe strategjia e dhunes qe po ndiqni qe nga momenti qe humbet pushtetin, ka prodhuar vetem humbje per popullin shqiptar. Juve sju rruhet fare per ne, ju jeni nje bande gangsterrat. Ja keni neveritur popullit me hipokrizine tuaj, per kete do ndeshkoheni nje dite.
    Jeni shembulli me i keq ne absolut, njerez pa asnje lloj ndergjegjjeje kombetare, qytetare e njerezore. I jeni veteimponuar popullit dhe e moret te mireqene se jua kemi dhene. Por jo! Per kete arsye jeni aty ku jeni. Keni dale nga sistemi me mendimin se do shkartisni kartat, por e sigurt qe ne 2021 do jeni te ngordhur.
    Ju po vini ne rrezik vendin duke e cuar drejt teazirave, vetem per te marre pushtetin. Jam i bindur qe jeni te gatshem te meerni pjese edhe duke e ditur qe do humbisni. Doni te rifuteni ne sistem, nga i cili u veteperjashtuat per ta shantazuar, e kuptuat vone qe sku eci loja.

    E keni mbushur partine me njerez karrieriste, te paafte, me vesin moral te te qenit i keq. Ndaj PD ka vdelur. Duhet nje parti e re pa JU, qe demokrati te mund te shprehet.

  2. More po a i ke trutë në vend apo të kanë ikur ?
    Çfarë lidhje kanë gjithë këto idiotësira që shkruan, me faktin konkret për të cilin hedh alarmin ish deputetja Vokshi ?
    Pretendimi i saj është se 9 sanitareve që kanë pasur kontakte në Spitalin e Durrësit me të ndjerën që vdiq e infektuar nga COVID-19, nuk ju është bërë testi.
    Nëse ato janë të infektuar, më së paku vetëm prej tyre mund të infektohen edhe 90 të tjerë.
    Pretendimi i saj nuk ka se si të jetë një “shpifje” siç thotë Rama, sepse është plotësisht i verifikueshëm. Mjafton që të botohet në media përfundimi i testit për sejcilën nga 9 sanitaret.
    Janë sëbashku me këto sanitare, edhe 41 mjekë e infermierë që për disa ditë kanë kontaktuar me të infektuarën , pa e ditur se ajo kishte virusin.
    E dëgjova me veshët e mij një deklaratë të vëllait të një paciente, që thoshte se veç motrës së tij me të infektuarën në dhomë ka qenë edhe një paciente tjetër me sëmundje jo virale po patollogjike, e gjatë atyre ditëve ajo dhomë ka qenë plotë me vizitorë, familjarë e të afërm të të shtruarave.
    Nëse i përmbahemi faktit që pacienti i ardhur nga Firence, infektoi 10 vetë, është krejtësisht normale të dyshosh se nga zonja e ndjerë që nuk kishte treguar udhëtimin e saj në Itali, veç 50 personave të shërbimit spitalor, mund të ketë infektuar edhe disa dhjetra vititorë në dhomën e spitalit..
    Kryeministri ynë, që Zoti i shtoftë ymrin, pikërisht nga frika se mos infeksioni përhapet në Shqipëri, u kujtua më së fundi që COVID-19 është armik i rrezikshëm i fshehtë e për këtë ka dhënë urdhërin që jo vetëm të mbyllen shkollat e lokalet, por për tre ditë të bllokohet edhe ëvizja e makinave në 8 qytetet më të mëdha të Shqipërisë.
    Znj. Vokshi , nuk ka bërë gjë tjetër, veçse i ka ardhë në ndihmë qeverisë në misionin e saj për të shpëtuar jetë njerëzish.
    Ti nuk do që të mos ketë viktima e do që të vdesin sa më shumë njerëz ?
    Kush është pra krimineli, ti që kërkon që të fshihen ata që jmund të jenë të infektuar e ta përhapin epideminë, apo ata që përpuiqen të shpëtojnë jetë njerëzish ?
    Edhe nëse znj. Vorpsi është keqinformuar, apo qoftë edhe e ka egzagjeruar shqetësimin e saj, cili është dëmi më i madh, që të përpiqesh të pakësosh humbjen e jetës së njerëzve, apo me militantizëm të verbër partiak , ti dalësh në mbrojtje një pakujdesie me pasoja tragjike ?

  3. Doli dhe nje nga Bucet e keqija te motrave vokshi qe vazhdojne te jene ne linjen e virusit Salih te shpifin dhe te perhapin panik te qytetaret,ti duhet te pershtyne ne ate fytyre te qelbet qe ti ke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu