• |
ide | kryesore

Europa League nën ‘terrorin’ e Koronavirus: dy ndeshje më pak dhe të tjera pa tifozë

Sport



16 më të mirat e Europa League përgatiten për vajtjen e 1/8 të finaleve të kompeticionit, nën emergjencën e Koronavirus që ka mbyllur dyert për një pjesë të stadiumeve. Kështu, me shqetësimin e fluturimeve të bllokuara nga Spanja, dy ndeshjet më të rëndësishme të vajtjes së këtij turneu nuk do të luhen.

Inter duhet të bënte llogaritë me një kundërshtar befasues si Getafe, që e ka nxjerrë një skuadër Championsi jashtë, por spanjollët kishin rezistuar fort duke e konsideruar absurd udhëtimin drejt Italisë, qoftë edhe me dyer të mbyllura. “Nëse qeveria e vendit tim mbyll fluturimet e nëse qeveria italiane mbyll kampionatin, përse unë duhet të futem në zjarr?” ka thënë presidenti i Getafes. Kështu Uefa mori vendimin për të mos e zhvilluar fare ndeshjen, por ende nuk ka caktuar një datë për rikuperimin.

Pa tifozë ishte programuar përballja më e fortë e këtij raundi kur në Ramon Sanchez Pizjuan të përplaseshin Sevilla e Roma, por edhe këtë nuk do të luhet. Manchester United është formacioni tjetër që pretendimet duhet ti shfaqë në transfertë me LASK. Pasi ka fituar derbin me City në fundjavë, skuadra e Solskjaer shkon gjithë besim për këtë ndeshje, duke shpresuar ta mbyllë në 90 minutat e para.

Në ndeshjet e tjera Eintracht Frankfurt do të presë Basel të Taulant Xhakës, Basaksehir sfidon Kopenhagen, Rangers do të bëjë llogaritë me Bayer Leverkusen e Ëolfsburg me Shakhtar. Delikate sfida në Greqi ku Olympiacos, pasi eleminoi Arsenal përballet me një tjetër angleze, më pak prestigjoze porn ë një formë shumë më të mirë se Topcinjtë. Ëolverhampton ka ardhur me zhurmë golash në këtë fazë, duke nxjerrë jashtë Espanyol dhe nuk ka ndërmend të ndalet këtu.

EUROPA LEAGUE – ROUND OF 16
18:55 Eintracht Frankfurt ? – ? Basel
18:55 Istanbul Basaksehir ? – ? FC Koebenhavn
18:55 LASK ? – ? Manchester United
18:55 Sevilla ? – ? Roma
21:00 Inter ? – ? Getafe
21:00 Olympiacos ? – ? Wolverhampton Wanderers
21:00 Rangers ? – ? Bayer Leverkusen
21:00 Wolfsburg ? – ? Shakhtar Donetsk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *