• |
ide | kryesore

F1, McLaren preket nga virusi, tërhiqet nga GP i Australisë: gara do të anullohet

Sport



Koronavirus fut në kaos edhe Formula 1. McLaren ka njoftuar tërheqjen nga gara e GP Australia si pasojë e pozitivitetit të një pjesëtari të skuadrës që, si thekson skuderia britanike në një komunikatë, ishte i izoluar sapo kishte shfaqur simptomat e para. E gjithë skuderia, përfshirë pilotët Lando Norris e Carlos Sainz, do të futet në karantinë. Cmimi i madh do të shtyhet, mungon vetëm komunikata zyrtare e FIA-s.

“Vendimi – lexohet në komunikatën e McLaren – është marrë si detyrim për kujdesin jo vetëm kunddrejt punonjësve e partnerëve të McLaren, por edhe rivalëve, tifozëve të F1 e të gjithë stakeholder”.

Njëkohësisht ka ardhur lajmi për negativitetin e infektimit të 4 anëtarëve të skuderisë Haas që i ishin nënshtruar testit, por në këtë pikë, të paktën në bazë të asaj cfarë filtron nga Australia, është e mundur që të shkohet drejt anullimit total të garës. Në një moment të parë F1 e FIA kanë njoftuar se po “koordinohen me të gjithë autoritetet për të vendosur për hapat e mëtejshëm”, duke theksuar se prioriteti është “shëndeti i skuadrave, tifozëve e gjithë personelit”, por tani nga Australia vjen lajmi se Cmimi i Madh do të shtyhet rinviato.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *