• |
ide | kryesore

Flet Fatos Lubonja: Sapo jam kthyer nga Italia, nuk dal nga shtëpia për 14 ditë

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja, i ardhur rreth një javë me parë nga Italia po qëndron në vetizolim në banesën e tij. Në një lidhje telefonike me emisionin “Real Story” në News 24, ai tha se ndjehej mirë, por se do të qëndronte 14 ditë në vetizolim, ashtu siç i kërkohet të gjithë shqiptarëve që kanë pasur histori udhëtimi në Itali.

“Unë desha të bëj një sqarim, se unë nuk jam në karantinë vullnetare, por në respekt të vendimit të marrë. Pra, siç e dini isha në studio te ju pasi kisha 4 ditë që kisha ardhur, por vija nga një zonë, Toskana zonë jo e kuqe në kohën kur isha unë. Megjithatë nuk do dal nga shtëpia pa kaluar 14 ditë”, – u shpreh Lubonja.

Lubonja tha ndër të tjera se përballë këtij virusi Shqipëria duhet të marrë masa të forta, pasi referuar edhe asaj çka po ndodh në Itali, edhe Shqipëria mund të futet në kolaps.

“Duhet të ketë masa të forta se neve na fut në kolaps. Ai rasti i Durrësit më frikëson, nëse nuk merren masa. Durrësin mund ta shohim në karantinë fare” – tha Lubonja.



5 Comments

  1. YMER GELBAZA DHE CARLO BOLJA BOLINO ZAGAR TE TREDHUR NGA EDI RAMA thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA ,SOKOL BALLA ,SKENDER MINXHOZI DHE ALFRED LELA,JA LEPIIJN QIMET E BYTHES FATOS LUBONJES DHE YLLI MANJANIT

  2. Paskeni rene edhe ju z. Lubonja pre e psikozes kolektive te virusit?! Sinjalizim virtyti? Ndoshta mund te mjaftoheshe me nje vizite tek mjeku dhe e sqaroje kete pune, pa qene nevoja te mbyllesh dy jave brenda. E gezove pa mase kryetarin tone te “rilindjes”, zemra mal!

  3. Fatos Lubonja je mister misteriozi. Nuk e di cfare thua te vecante qe ti publikojne ato qe thua???????? Nuk arrij ta zbuloj ku qendron ai arti i analistit, publicistit, ose ta bej me te lehte pse te citojne ty dhe jo mijera te tjere qe shtyjne kohen ne kafe kot ne Shqiperi. Tani me ty o kane pjerdh te gjithe keta portalet analistat, o ti ruan nje sekret te madh qe kur ta marrim vesh do themi ……….. aha ja kush paska qene Tosi ?

  4. Une se kuptoje pse ka vajtur ne Itali ku gjithe bota e ka ndaluar? ne nje fare menyre ky e ka kerkuar vete, ne pergjithesi shqiptaret jane menefrego me rastet te tilla, por haojne se mund te jene shkaktare per njerez te pafajshem qe u rezikojne jeta
    Disa komentusa shprehen se Tosi i beri qejfin Rames, ju jane eresuar syte, ketu ska Rama pune se ne fund ai i ka te gjithe shendetesine ne dispozicion, por populli, keshtu Lubonja bene nje veprim te mire qe me karantinen kerkon mos te infektohen njerez te tjere

  5. Ti fatos duhet te qendroshe ne shtepi 14 muaj,por ti nuk duhet as te flasesh se demin e ben njelloj si virusi vete,do I beje nje nder te madh shoqerise normale per te qendruar gjate ne heshtje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *