• |
ide | kryesore

“Nuk ka më ndeshje në pub, stadiumet me dyer të mbyllura”: Times zbulon planin e Premier League

Sport



Emergjenca koronavirus shtrihet në të gjithë Europën e edhe Premier League, që dukej si më e mbrojtur, shpejton të marrë masat parandaluese. Një vendim gjithësesi i nevojshëm përpara alternativës tjetër të mundshme, ajo e ndërprerjes së kampionatit si është vepruar në Itali e spanjë. Për abonentët e klubeve është parashikuar mundësia që ti ndjekin ndeshjet përmes streaming, pa shpenzime të shtuara, ndërsa pub-et, ku zakonisht grumbullohen tifozët pa biletë, nuk do të mund të shfaqin më ndeshjet. Sipas asaj që bëhet e ditur, masat janë diskutuar e pranuar si nga Premier League ashtu dhe Federata angleze.

Shtyrja e sfidës mes Manchester City e Arsenal ishte vetëm rasti i parë, pasi sipas asaj që bën të ditur Times, nga fundjava e ardhshme të gjithë takimet, të të gjitha serive profesioniste angleze, do të luhen pa spektatorë për ti krijuar një barrierë kështu pandemisë. Një zgjedhje e detyruar nga situate, që mund të shtrëngojë autoritetet të marrin masa edhe më drastike në ditët e ardhshme.

Qeveria britanike ka kaluar kështu në faza e ashtuquajtur “e përmbajtjes” duke ndërmarrë një seri masash parandaluese për të limituar rrezikun e infektimit me COVID-19. E sipas të përditshmes londineze, mes inisiativave që do të ndërmerren është edhe mbyllja e stadiumeve për publikun.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *