• |
ide | kryesore

Pezullimi i pagesës së kredive nga koronavirusi/ Basha përshëndet vendimin e BSH

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin e Bankës së Shqipërisë për pezullimin e pagesës së kredive. Ai thotë se është një nga masat e propozuara nga PD dhe se situata emergjente kërkon masa emergjente. Basha fton qeverinë që të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike e sociale të propozuara nga PD.

“Përshëndes Bankën e Shqipërisë për vendimin e pezullimit të pagesës së kredive, që është një nga masat e propozuara nga PD. Është e domosdoshme në këtë situatë të jemi pranë qytetarëve, operatorëve ekonomikë e sidomos biznesit të vogël!

Situata emergjente kërkon masa emergjente! Ftoj qeverinë që në këtë kohë krize të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD por të veprojë pa humbur kohë dhe të adoptojë këto masa për hir të të gjithë shqiptarëve. Koha nuk pret!”, shkruan Basha në “Twitter”.



4 Comments

  1. Ti Luli nje fytyrë tradhtare je, njesoj si keta diaboliket kuq. Tani vazhdo merru me koronen bashkë me sërën tënde.

  2. Ja ju ndigjoje juve lulushve dhe banka po shtyn pagesat e kredise kjo nuk sjell kolaps,por me idete e tjera ti kerkon qe shteti dhe shoqeria te kaloje ne Kolaps total dhe ty kjo te intereson me shume se njerzit,te kane pare ty o lulush ku u mbyt shkodra 5 here cfare bere ti dhe pd e salihut per popullin,te pame ty o lulush kur u permbyt tirona dhe ti ishe kryekari i atyre qytetareve qe nuk te votuan dhe e le popullin e bregut te lumit ne meshire te fatit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *