• |
ide | kryesore

Real Madrid e Zidane në karantinë: një basketbollsit i klubit pozitiv izolon edhe futbollin

Sport



Federata Spanjolle, që ka gjetur një akord me sindikatën e lojtarëve e Ligën për pezullimin e kampionatit deri në 5 prill. Kështu ndalesa përfshin dy javët e ardhshme, ndërsa rifillimi është menduar pas pauzës për kombëtaret, në pritje natyrisht të zhvillimeve mbi masat e kufizimit të pandemisë. Vendimi është krejtësisht logjik, duke patur parasysh edhe periudhën e karantinës së detyruar për lojtarët e Real Madrid.

Sipas asaj që bën të ditur një komunikatë për shtyp e klubit madrilèn, një lojtar i skuadrës së basketbollit të klubit ka rezultuar pozitiv, duke shkaktuar startimin e të gjitha masave parandaluese e futjen në karantinë të të gjithë të teseruarve të Blancos, përfshirë futbollistët. Pasi kanë marrë lajmin, Ramos e të tjerët janë larguar me shpejtësi nga Ciudad Deportiva, që është mbyllur, e janë futur në karantinë.

Për momentin nuk është bërë i ditur ende emri i lojtarit që ka rezultuar pozitiv me virusin, por në qendrën sportive skuadra e basketbollit e ajo e futbollit ndajnë disa struktura stërvitore bashkë, ndaj dhe marrja e masave ka qenë e menjëhershme, duke përfshirë edhe lojtarët e stafin e Zidane, për të cilët është aktivizuar menjëherë protokolli koronavirus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *