• |
ide | kryesore

Shtetrrethimi/ Ambasada Amerikane anulon të gjitha intervistat për viza

-Instant, Të fundit
ambasada shba.jpg



Ambasada Amerikane në Tiranë në kuadër të masave që janë marrë për mos të lejuar përhapjen e koronavirusit, ka vendosur anulimin e të gjitha intervistave për Viza Jo-Emigruese deri më 3 prill, 2020.
Në një postim në facebook, Ambasada bën me dije se do të procesojë vetëm takimet urgjente për Viza Jo-Emigruese, ndërsa procesimi i Vizave Imigruese dhe shërbimet për qytetarët amerikanë do të vazhdojnë pa ndërprerje.

Gjithashtu Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka vendosur të shtyjë ose anulojë të gjitha aktivitetet dhe mbledhjet e ardhshme publike deri në 3 Prill 2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *