• |
ide | kryesore

Video/ Europa League, Taulant Xhaka një hap nga cerekfinalja: Manchester United shkatërron Lask

F1, Sport, Video



Cështje të zgjidhur në 90 minuta praktikisht për Manchester United e Basel. Anglezët kanë shkatërruar cdo ide të austraikëve me një shuplakë që përligj emrin e madh të Djajve të kuq, ndërsa zviceranët kanë bërë befasinë në Frankfurt, duke e cuar skuadrën e shqiptarit Taulant Xhaka një hap nga cerekfinalja.

Me një skuadër të mbushur me linja të dyta, Manchester United e shfrytëzon mungesën e tifozëve në Linz përballë LASK, duke shkatërruar austriakët 5-0 në një ndeshje që hipotekon kualifikimin në cerekfinale për skuadrën e Solskjaer. Ighalo shënon golin e parë për anglezët në minutën e 28, duke e bërë shumë të thjeshtë më pas punën për Red Devils. LASK rezistoi duke mbetur në lojë pjesën e parë, por në të dytën u dorëzua duke pësuar katër të tjerë pas golave të James në minutën e 58, Mata në të 82 dhe dy gola në shtesë nga Grenwood e Pereira, që e lënë krejtësisht të qetë për kthimin teknikun norvegjez.

Taulant Xhaka është një hap nga kalimi i befasishëm në cerekfinale me Basel. Zviceranët kanë goditur në transfertën e Frankfurt përballë Eintracht, duke u imponuar 0-3 e duke siguruar me shumë mundësi kalimin. Shqiptari ka luajtur për 90 minuta në ndeshjen e madhe të Basel që mori avantazhin me Campo në minutën e 27, për të siguruar rezultatin më pas me golat e Boa (73) e Frei (85).

Fitore minimale ndërkohë për Basaksehir, por shumë e rëndësishme kur të duhet të përballet në kthim në Danimarkë kundër Copenhagen. Vendosi ndeshjen në Stamboll goli i Visca me penallti dy minuta nga fundi, që shënon kështu fitoren e vetme të skuadrave vendase.

EUROPA LEAGUE – ROUND OF 16MARCH 12

Eintracht Frankfurt 0 – 3 Basel
Istanbul Basaksehir 1 – 0 FC Koebenhavn
LASK 0 – 5 Manchester United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *