• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Koronavirus ul në gjunjë Uefa-n: nuk do të luhen Juve-Lyon e City-Real Madrid

F1, Sport



Juve-Lyon e City-Real Madrid janë shtyrë në Champions e gjashtë ndeshje janë konfirmuar në Europa League. Janë këto vendimet e zyrtare të marra nga Uefa në lidhje me emergjencën koronavirus. Gjithcka tjetër do të diskutohet në 17 mars në një takim me federatat, ligat, klubet e federatat ndërkombëtare e shoqatat e futbollistëve për të bërë një vlerësim të situatës e për të folur edhe për fatin e Euro 2020.

“Në dritën e zhvillimeve të vazhdueshme të shpërndarjes së Covid-19 në të gjithë Europës e për analizën e bërë nga Organizata Shëndetësore e shëndetësisë, UEFA ka ftuar sot përfaqësues të 55 federatave të tij të asociuara, së bashku me këshillet e administrimit të European Club Association e të European Leagues e një përfaqësues i FIFPro, për të marrë pjesë në mbledhjen me videokonferencë të së martës së 17 marsit për të diskutuar për përgjigjet e futbollit europian”.

CHAMPIONS: SHTYHEN JUVE-LYON E CITY-REAL
Për sa i përket ndeshjeve të ardhshme të Champions, Uefa ka qenë e detyruar të njoftojë shtyrjen e sfidave Juve-Lyon e City-Real Madrid. Juventus e Real Madrid, në fakt, janë në karantinë e nuk mund të zbresin në fushë.

EUROPA LEAGUE: KONFIRMOHEN 6 NDESHJET
Me përjashjtim të Inter-Getafe e Sevilla-Roma që janë shtyrë në ditët e kaluara, do të luhen rregullisht gjashtë ndeshjet e tjera të vajtjes së 1/8 të finales së Europa League në program sot. Lajmin e ka konfirmuar Uefa. ASnjë ndryshim për Istanbul Basaksehir-Copenhagen në Turqi, Olympiacos-Wolverhampton në Greqi, Rangers-Leverkusen nq Skoci, Wolfsburg-Shakhtar Donetsk e Eintracht Frankfurt-Basel në Gjermani, e në fund në Austria Lask-Manchester United.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *