• |
ide | kryesore

Broja dhe Chelsea në karantinë: Hudson-Odoi pozitiv me koronavirus

Sport



Futbollistë positive me Koronavirus po fillojnë të shfaqen në të gjithë kampionatet, përfshirë Premier League. Bëhet fjalë për Callum Hudson-Odoi të Chelsea e lajmin e ka komunikuar vetë shoqëria londineze me një notë të publikuar në faqen zyrtare. “Futbollisti Callum Hudson-Odoi ka rezultuar pozitiv me testin e koronavirus – shkruhet në komunikatë – . Personeli i Chelsea që ka qenë në kontakt me të këto ditë do të vetëizolohet sipas dispozitave të vendosura nga qeveria. Mes personave në karantinë do të jetë e gjithë skuadra, stafi teknik e bashkëpunëtorët e klubit”.

Callum ka shfaqur simptoma të ngjashme me një ftohje të lehtë të hënën në mëngjes e që nga ai moment nuk ka zbritur më në fushën e stërvitjes si masë paraprake. Sidoqoftë, testi i tij ka rezultuar pozitiv e do të jetë tashmë në karantinë – vazhdoi Chelsea -. Pavarësisht se rezultoi pozitiv për virusin, Callum është mirë e mezi prêt të kthehet në fushë. Do të vazhdojmë të ndjekim linjat e qeverisë e të shëndetësisë me strukturat dhe personelin tonë e do të diskutojmë me Premier League cfarë do të bëjmë me ndeshjet tona. I urojmë Callum një shërim të shpejtë e mezi presim ti japim mirëseardhjen në klub”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *