• |
ide | kryesore

Covid-19/ Shtrëngohet dara e shtet-rrethimit. Të gjitha rrugët dhe kufijtë që mbyllen

-Instant, Kryesore



Shtetrethimi për qytetet kryesore do të zgjatet përtej fundjavës, madje ai do të shtrihet edhe në zona të tjera. Nga e shtuana do të bllokohet qarkullimi në akset Vlorë – Fier dhe Fier – Lushnje dhe Shkodër – Lezhë. Perimetrit do t’i do të shtrohet edhe në Elbasan – Korçë. Do të këputjen lidhjet mes këtyre qyteteve me automjetet private. Ky njoftim i bërë nga vetë kryeministri Edi Rama i cili ka njoftuar se përpos shtimit të gjografisë së masave ato do të shtrihen edhe në kohë.

Në qarqet Tiranë dhe Durrës shtet-rrethimi do të vazhdojë pa një afat të përcaktuar. Po ashtu përpos këtyre du kryeqendrave nga e shtuna në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë do të mbyllen të gjithë lokalet, restorantet, baret dhe klubet. “Qarkullimin e bllokuar nuk e dimë sa do të zgjasë. Askush në botë nuk e di. Sa më shumë të shtrëngohemi aq më shumë do ia dalim” tha Rama.

Por, shtetrrethimi i brendëshëm po shoqërohet edhe me izolimin nga jashtë. Fqinji ynë i vogël Mali i Zi ka shpallur mbylljen e pikave kufitare nga ora 21:00 e datës, 13.03.2020) deri në një urdhër të dytë duke bllokuar lëvizjen e atyre që duan të hyjnë apo të dalin nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar në Muriqan dhe Vermosh. Lëvizja do të vazhdojë vetëm përmes Hanit të Hotit. Njoftoi policia kufitaredo të vazhdojë lëvizja, si në hyrje dhe në dalje, si për shtetasit edhe për mjetet.

Nga ana tjetër vetë Tirana zyrtare ka bllokuar komunikimin me Greqinë duke ndërprerë linjat e avionëve dhe ato të autobuzve me fqinjin tonë që si rrezultat i shtimit me forcë të epidemisë ka nxjerrë urdhrin për mbylljen etë gjitha barave dhe restoranteve në Greqi.

Pa ndonjë vendim konkret ndaj nesh edhe urdhri i Ankarasë për të mbyllur gjithë linjat e e avioneve me Europën i ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë shqiptarët që e përdornin Turqinë si pikë tranziti drejt perëndimit.
Ndonëse të shpalluar si të përkohshme askush nuk mund të vërë bast për kohëzgjatjen e masave drastike të cilat sunojnë jo vetëm qytete të izoluara por pothuajse dhe një vend gati të mbyllur.

©Lapsi.al



4 Comments

  1. Nuk jane lajme keto,lajm mbi lajm eshte adi krasta fillon pune te qimi i syrit,rama ndikoje qe adi te largohesh nga kosova dhe buzhgala berat dhe te vij te qimi,rroga 13000 euro ne muaj,zeni hapi thesin

    1. ik o budalla, keni qelbur tiranen 20 vite gjithe shqiperine per 7 vite dhe pastaj fajin e la Saliu…hik gomar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *