• |
ide | kryesore

Dorëzohet edhe Franca: mbyllen të gjitha aktivitetet sportive

Sport



Situata e pandemisë për emergjencën e koronavirus vazhdon të mbylle dyert e aktiviteteve sportive. Kështu, pas qeverisë italiane këtë masa e ndërmerr edhe ajo franceze. Lëvizja dukej e paevitueshme, por tani erdhi edhe njoftimi zyrtar. FFF (Federata franceze e Futbollit) pezullon të gjithë kompeticionet nën juridiksionin e saj me efekt të menjëhershëm. Ndërhrpreja do të nisë duke filluar nga dita e sotme.

Pas këtij vendimi ka ardhur edhe komunikata e presidentit Noel Le Graet: “Njoftimi i Presidentit të Republikës e ka ndërgjegjësuar FFF të marrë përsipër përgjegjësitë e saj për të kontribuuar me sa mundësi ka për të përballuar krizën shëndetësore që po përfshin vendin tonë. Si pasojë, njoftoj se nga mbrëmja e sotme do të ndërpriten të gjithë aktivitetet e kompeticionet federale snë të gjithë territorin. Të gjithë kampionatet amatore, meshkuj e femra, të të gjithë kategorive e moshave, stërvitjet e aktivitetet e shkollave të futbollit do të ndërpriten duke nisur nga 13 marsi deri në një urdhër të ri. Do të rifillojnë kur kushtet shëndetësore të na lejojnë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *