• |
ide | kryesore

Durrës/ Del pozitiv për Covid-19 mjeku i 73-vjeçares që humbi jetën nga virusi

Arkiva, Lajme, Të fundit

Një prej personave të prekur nga koronavirusi është dhe mjeku i spitalit në Durrës që i shërbeu 73-vjeçares që humbi jetën, viktima e parë nga ky virus në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë tha se pas testimit të kampionit të parë të 50 mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit të cilët rezultuan negativë, ISHP ka vazhduar me gjurmimin e kontakteve, marrjen dhe testimin e mostrave të reja të stafit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës.


Në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetëizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu