• |
ide | kryesore

Gjendja e Tom Hanks pas diagnostikimit me Corona Virus

Paparazzi, Slider



Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson, postuan në Instagram një përditësim të gjendjes së tyre shëndetësore pasi u diagnostikuan me Covid-19. Aktori 63-vjeçar dhe gruaja e tij janë mirë.

“Përshëndetje njerëz. Rita dhe unë duam t’i falenderojmë të gjithë ata që po kujdesen për ne këtu në Australi,” shkruan Hanks. “Kemi Covid-19 dhe jemi izoluar që të mos ua ngjisim të tjerëve.”
Të mërkurën, Hanks njoftoi se ishte diagnostikuar duke qartësuar se ai dhe Rita “u testuan, vëzhguan dhe izoluan.”

Përditësimi i ri vijon: “Për disa, sëmundja mund të ketë pasoja serioze. Ne po e marrim hap pas hapi. Po ndjekim këshillat e ekspertëve dhe po kujdesemi për veten për ta kaluar.” Aktori falenderoi fansat për “lutjet, dashurinë dhe mbështetjen.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *