• |
ide | kryesore

I shtati pozitiv në Serie A: edhe Fiorentina përfundon në karantinë

Sport



Pandemia e Covid-19 është futur me forcë edhe në botën e futbollit, sidomos në Serie A. Pas rasteve të Juventus e Sampdoria, edhe Fiorentina ka komunikuar pozitivitetin me Coronavirus të Dusan Vlahovic. Futbollisti nuk ka simptoma, por e gjithë skuadra e punonjësit e shoqërisë duhet ti nënshtrohen tani periudhës së karantinës. E njëjta procedura edhe për Udinese, kundërshtari i fundit i sfiduar në Serie A nga skuadra e Iachini.

KOMUNIKATA E FIORENTINA
ACF Fiorentina informon se futbollisti Dusan Vlahovic ka rezultuar pozitiv ndaj testit për identifikimin e Coronavirus – COVID-19, për momentin lojtari nuk ka simptoma e ndodhet në banesën e tij. Shoqëria po aktivizon në këto orë të gjithë procedurat e izolimit të parashikuara nga rregullorja, duke nisur nga vetëizolimi i të gjithë personave që kanë patur kontakt me lojtarin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *