• |
ide | kryesore

“Jam në izolim vullnetarisht”: Dybala sqaron situatën, duke goditur fakenews

Sport



Një kohën kur shumë futbollistë janë në karantinë, të detyruar nga rrethanat kur një prej personave me të cilët mund të kenë patur kontakt kanë rezultuar pozitiv, spekulimet për gjendjen e kampionëve të sportit janë të pashmangshme. E kështu, lajmin fals mbi gjendjen e Dybala e rrëzoi menjeherë Juventus, por tani argjentinasi me një mesazh në twitter ka dashur të saktësojë se është mirë dhe është futur vullnetarisht në izolim.

Numri 10 i bardhezinjve i ka quajtur fakeneës, ato të shkruara nga disa media amerikano jugore mbi pozitivitetin e tij ndaj Coronavirus: “Mirëdita të gjithëve – ka shkruar Dybala – dua të konfirmoj për të gjithë se jam mirë e se jam në izolim vullnetar, si pjesa tjetër e shokëve të mi të skuadrës, pas rastit pozitiv të Daniele Rugani. Faleminderit të gjithëve për mesazhet, uroj që edhe ju të jeni mirë. Ti themi jo fakenews!”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *