• |
ide | kryesore

Lega Serie A merr vendimin për titullin kampion: “Duam të vazhdojmë sezonin”

Sport



Emergjenca koronavirus hedh një hije të rëndë mbi Serie A 2019/20, por Lega, pas një mbledhje me shoqëritë, lëshon një mesazh të qartë: “Duam të përfundojmë sezonin”.

“Lega Serie A ka mbledhur sot përfaqësuesit e Shoqërive në video konferencë, duke vazhduar vlerësimin, që nisi dje, të impaktit të COVID-19 mbi aktivitetin sportiv – shkruhet në komunikatë – Pozicioni i Lega Serie A, ndarë dje me Klubet e ndjekur nga të gjithë Ligat e tjera europiane, mbetet ai për të përfunduar aktivitetin sportiv duke e i mbyllur në muajt e ardhshëm kampionatet kombëtare, që shpresojmë ti rinisim kur kushtet shëndetësore të na lejojnë. Deri në atë kohë, Lega Serie A, objektivi primar i të cilës në këtë moment mbetet kujdesi për shëndetin, ka ndërtuar grupe pune që do ti dedikohen përballimit të emergjencës koronavirus”.

Kampionati me sa duket do të vazhdojë. Të paktën ky është qëllimi i Lega-s, por do të presë natyrisht që të përfundojë emergjenca koronavirus. Mundësia për të shtyrë kampionatin Euro 2021 mund të bëjë të mundur dorëzimin e titullit kampion në verë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *