• |
ide | kryesore

PD dënon ndërhyrjen e Ramës në celularët e njerëzve dhe i bën sygjerim kompanive telefonike

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me mesazhin vokal që kryeministri Edi Rama ka bërë në telefonatat e njerëzve.

PD thotë se dënon ndërhyrjen nga Edi Rama në mundësinë për komunikim normal të qytetarëve me telefon.

Në vend të shërbimit ndaj propagandës, kompanitë celulare të ofrojnë internet falas për të ndihmuar fëmijët që po mësojnë online”, deklaron PD.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË 

Partia Demokratike ka marrë me mijëra ankesa dhe mesazhe nga qytetarët të shqetësuar për vonesa dhe anomali në lidhjet telefonike me familjarët apo miqtë, për shkak të një mesazhi pengues zanor personal të Edi Ramës, që i paraprin telefonatave të tyre.

Në çdo vend, ku Kryeministri shqetësohet për qytetarët dhe jo për propagandën e tij, mesazhet sensibilizuese për shëndetin dërgohen nga institucionet e shëndetit publik, jo nga politikanët.

Partia Demokratike e dënon këtë akt flagrant të ndërhyrjes në privatësinë dhe mundësinë për komunikim normal të qytetarëve nga Edi Rama, që përdor AKEP-in si zyrë propagande të PS.

PD apelon kompanitë celulare që të ndërpresin menjëherë shkeljen e ligjit dhe kushteve të kontratës me klientët dhe të rikthejnë komunikimin e shpejtë dhe normal mes qytetarëve.

Kompanitë celulare, në vend që t’i shërbejnë një individi dhe propagandës personale të tij, mund të luajnë një rol të dobishëm në këto momente kritike për bashkëqytetarët tanë.

Mijëra fëmijë janë duke marrë mësim online dhe kanë nevojë për internet. Shumica dërrmuese e familjeve shqiptare e kanë të pamundur të përballojnë faturën e internetit.

Një masë e dobishme nga kompanitë celulare është të mundësojnë internet falas gjatë krizës për të gjithë njerëzit në nevojë dhe për prindërit e fëmijëve në shkollë, duke siguruar akses të plotë në mësimin online.

Partia Demokratike dënon thirrjen e papërgjegjshme të Edi Ramës për të bojkotuar mediat. Në një vend demokratik, media e lirë është mjeti më i besueshëm i marrjes së informacionit nga qytetarët.

Përmes medias dhe çdo forme tjetër komunikimi, qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë zërin e mjekëve dhe të specialistëve, jo zërin e propagandës apo të kryeministrit në hall për pikët në rënie të pushtetit të tij.

Në vend që të politizojë gjithçka, duke shqetësuar qytetarët dhe duke sulmuar opozitën, Edi Rama duhet të kryejë detyrat e kryeministrit për t’ua lehtësuar qytetarëve dhe personelit shëndetësor këtë moment të vështirë.

Kryeministri ka detyrë që të rrisë buxhetin e nevojshëm për përballimin e kësaj situate. 3 milionë euro janë krejt të pamjaftueshme!
Në vend të mesazheve telefonike, qytetarët duan që Kryeministri të marrë masa për të mbrojtur biznesin nga mbyllja e përkohshme e detyrueshme, duke e lehtësuar nga detyrimet tatimore. Qytetarët duan siguri nga profesionistët, jo propagandë nga pushtetarët!



11 Comments

  1. Ore, ju duhet ta kuptoni se ai behet me i neveritshem me keto nderhyrje. E vetmja gje qe perfiton eshte urrejtja e njerezve. Pastaj po te vendosej mesazhi i ndonje mjeku te njohur i cili jep keshilla, hajt se edhe mund te pranohet, po te jape keshilla mjeksore nje piktor i deshtuar, eshte njelloj si te jepte keshilla Hitleri (edhe ky piktor i deshtuar)
    Ne per mbrojtjen e hebrenjve SS-te. Ne mesazhin e Rames, keshillohet larja e duarve, KU ESHTE UJI? SA ORE NE DITE KA UJE NE TIRANE? KUSH E KA PERGJEGJESINE PER KETE?

  2. Shyqyr qe ska mbetur ne doren e pd lsi dhe juve qe komentoni ketu.
    Mjer populli, ku ju sbeni pjese, per cfare lexojme dhe degjojme. Ptu rrace e ndyre. Prandaj sju ndjek e ju voton njeri.

    1. Keni goje dhe flisni ju komuniste bolshevike rrace sllavesh!
      Ngaqe nuk ka virus t’ju marre persiper, o farë e keqe pa atdhe!!!
      Jua ka shkerdhyer Enveri gjyshet, tani po jua shkerdhen Rama!

    2. O njerez te ligj. Meqe paske dale sot ne pune po ti kthej pergjigje mesazhit te km tend te dashur qe na eshte bere me i sikletshem se korona. Keshilla e pare eshte laj duart sa me shpesh, sa ore ne dite ke uje ti o bythelepirs qe ti permbahesh kesaj keshille? Vazhdon me mos dil nga shtepia dhe hap dritaret sa me shpesh, a e di ti dhe ai piktori yt se pse duhen hapur dritaret dhe cili kat eshte me i reeziluar mga dritaret e hapura? Pastaj vjen kryekeshilla, ruaju nga informacioni i rreme. Kujt ti besoj, atij qe premtoi 300 mije vende pune? Atij qe premtoi shendetesi falas dhe shpenzon per check up ne nje vit shume me teper se parate e alokuara per luften ndaj koronavirusit? Atij qe premtoi legalizim falas dhe qe shtepite nuk do shemben? Atij qe i ben rruget me nga 20 milion euro km? Atij qe premtoi ulje taksash dhe vetem me taksat per karburantin e coi cmimin e karburantit me te larte se ne gjithe boten? Atij qe premton page minimale 300 mije lekesh per te rritur sigurimet shoqerore? Apo atij tjetri qe premtoi se nuk do jape asnje leje ndertumi dhe ka dhene me shume se nje mije leje te tilla? Ti besoj atij qe bente fushata per suksesin e luftes kunder droges sebashku me ate kinezin e vogel, apo ti besoj te njejtit person qe nje vit ne vone thonte qe drogen e nje viti me pare e kemi zhdukur? Ti besij Rames se dates 9 mars, apo Rames se dates 10 mars? Mund te mbushet nje gazete me mashtrimet e kesaj qenjeje qe nga viti 2013 e kendej. Tani me thuaj kush eshte i ligu, ai qe mashtron, apo ne qe se besojme? Megjithate kot qe te drejtohem ty se ti je nje virus i vogel qe mundohesh te besh pune te madhe ne favor te virusit me te keq qe qarkullon ne kete vend.

  3. O njeriu i lig i ores 13 e 54 mos ne Edvin Kristaq Rama osé i paguari i tije Akoma nuk e di qe jemi shtet demokrarik dhe media ashtu si opozita kan per detyre te informojne shqipetaret per paudhesite e qeverise . Sa per votat qe merr opozita mos u merakos se do e shohim ne zgjedhjet e tjera ne qoftese behen te lira e te ndereshme . Po flet sikur jeton ne hene , nuk po e shikon se per 80% e shqipetareve eshte perdono me i PA deshiruar ..

  4. Pertej problemeve te renda qe ka Basha, ne keto dite u be dallimi midis nje psikopati te pandreqshem si Rama dhe njerit qe te pakten u shfaq si shtetar normal, pra Basha. Sa per temen, eshte e cuditshme shkelja e kontrates nga kompanite celulare, gje qe nuk do ta benin kurre nese ate hapesire do ja kerkonin fjala vjen mjeket e infektivit, pra njerezit qe shqiptaret do t’i toleronin t’ju prishnin biseden me mesazhe keshilluese.
    Ky eshte veprim tipik propagandistik, sepse ai qe shqetesohet per shendetin e te gjitheve do ta kuptonte qe mesazhi i tij nuk ben efekt per nje pjese shume te madhe te shqiptareve qe nuk e shohin as si kryeminister e leje me si kryemjek. Kjo situate kaq e veshtire, nuk eshte momenti per ta zgjidh kete problem politik, sepse perndryshe shfaqesh ashtu si je: Psikopat( Psikopati eshte nje njeri qe nuk e ka problem te haje havjar mes nje grupi femijesh afrikane te uritur)
    Dikush qe eshte seriozisht i shqetesuar vetem per te percuar nje mesazh ne menyren sa me te efektshme te mundshme, do te kishte zgjedhur zerin e mjekut me te nderuar ne vend dhe jo te njeriut me te diskredituar dhe te urryer qe per me teper,ka share e ofenduar publikisht pjese te medha te shoqerise.

  5. Mos o zot te ishte ne pushtet pd me lsi.
    Cdo gje do ishte ne shitje, per te ber analizat dhe te shtrohesh ne spital kush jep cmimin me te lart.
    Nuk e harroj, kur ishite pd ne pushtet, edhe per tu futur te porta e jashtme ne spital do i jepje dymijlekshin rojes te dera. Lere pstaj nper dhoma te dilnin dhjetmilekshat cdo 5 minuta. Jo se sot keto nuk ndodhin, po muk ka asnje te krahasuar me ateher. Dhe jam shume i sigurt qe po erdhen prap ne pushtet, do kthehemi atje ku ishim.

    1. Pse merresh me Pd e Lsi o njeri i lig? Sot sa duhet te paguash te hysh ne spital e di? Edhe parkingun e ke me ore. Nuk eshte se kam ndonje simpati per politikanet dhe aq me pak ti lepij bythen sic ben ti qe del edhe sot ne pune per te hedhur vrer, por mbreme degjova Ramen dhe Bashen dhe, pavaresisht antipatise qe kam per Bashen, ishte me serioz dhe me konkret ne ato qe thonte megjithese e ka me kollaj se eshte ne opozite, ndersa km dukej se ishte shume i eksituar dhe arriti kulmin kur tha se Shqiperia ka fat qe ka kete qeveri. As EH nuk e ka thene kete gje per 40 vite qe ishte ne pushtet. Ai njeri, dmth km yt, sepse nik eshte i gjithe shqiptareve por vetem i atyre llapistave si puna jote, ka vetem nje qellim ne jete, te hakmerret ndaj races njerezore per te gjitha ato tallje qe ka pesuar ne femijeri. Edhe dicka te fundit, njerezit me mjeker nuk kane asnje perfitim nga maska, prandaj ruaju, vetem lepiji bythen dhe mos i del perpara se te mori edhe ty me vehte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *