• |
ide | kryesore

“Pogba me United edhe vitin tjetër”; Solskjaer nuk e di që francezi i dërgon mesazhëve shokëve tek Juve

Sport



Mes gjithë kaosit të krijuar për shkak të koronavirusit, që ka pushtuar botën jeta vazhdon dhe merkato gjithashtu. E për të kthyer pak vëmendjen në këtë pjesë mendon Solskjaer, trajneri i Manchester United, që është kthyer të komentojë mbi Paul Pogba. Francezi ka qenë i lidhur ngushtë me një transferim te Juventusi apo edhe Real Madrid, por duket se e ardhmja mund ti rezervojë tjetër gjë, të paktën kështu mendon norvegjezi.

Kohë më parë, në një intervistë, mesfushori u shpreh se ishte pikërisht momenti që të fillonte një aventure të re larg “Old Trafford”. Madje pas konfliktit verbal të teknikut norvegjez dhe menaxherit të lojtarit Mino Raiola u duk se qendrimit të francezit tek Red Devils i kishte ardhur fundi. Por Solskjaer, pas fitores në Linz kundër LASK, ka deklaruar se Pogba nuk do të lëvizë nga Anglia dhe Manchester United, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. “Paul është lojtar i yni, ka kontratë edhe dy vite e gjysmë me opsion edhe për një vit tjetër. Për të dalë paksa nga tema e virusit që po e dëgjojmë cdo ditë, mund t’iu them se do të qendrojë në Old Trafford. A pres që ai të jetë këtu edhe sezonin tjeter? Natyrishy që po!”

Të paktën kjo është ajo që shkruhet në Angli, ku tabloid janë të sigurtë se mesfushori do të rinovojë kontratën me Red Devils (Mino Raiola nuk e përjashtoi këtë mundësi, sepse në akord ka një opsion për rinovim automatik për një vit), por duke theksuar se kjo gjë nuk do të thotë se në verë mund të mos jetë lamtumirë: përkundrazi do ti japë mundësinë klubit të përfitojë një shifër më të lartë për kartonin e tij.

E për të konfirmuar zërat e lamtumirës mendon Tuttosport, që shkruan se Pogba vazhdon ti dërgojë mesazhe dashurie Juventus, përmes bisedave private në chat me ish-shokët e tij bardhezinj. Por sic duket këtë fakt Solskjaer nuk e di.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *