• |
ide | kryesore

“Pritën sa doli Juventus i pari dhe ndalën kampionatin”: akuza e rëndë e Balotellit nuk gjen as mbështëtjen e Brescia

Sport



Ishte ndër lojtarët e parë që kërkoi me zë të lartë pezullimin e kampionatit për emergjencën e koronavirus. Një akt maturie, përpara se të kthehej në Balotellin e zakonshëm, që lëshon fjalë të rënda, pa përgjegjësi. “Lazio? Jeni të dytët sepse duhej të rikuperonte Juventus, pastaj ndalën gjithcka”. Ky koment aspak elegant i Mario Balotelli gjatë një lidhje direct në Instagram së bashku me mikun e tij Damiano Coccia i quajtur “Er Faina” ka bërë shumë zhurmë. SuperMario nuk është shumë i sigurtë nëse kampionati do të rinisë në 3 prill. “Serie A rifillon? Nuk e di, mendoj se jo. Data e rifillimit të kampionatit është afër, sipas meje nuk do të nisë në 3 prill”.

Në pikën në të cilën ndodhet kampionati dhe me mënyrën si po shkojnë gjërat, të ishte për Balotellin verdiktet e sezonit do të pezulloheshin, titulli nuk do të dorëzohej e asnjë skuadër nuk do të rrëzohej. ” Për mua nuk duhet të fitojë askush e as të rrëzohet askush, do të ishte e drejtë kështu – vazhdoi Balotelli -. Ngjit dy skuadra nga Serie B e vitin e ardhshëm bëj një kampionat me 22 skuadra. Finalja Juve-Lazio? Mund të bëhet. Mund të bëhen shumë gjëra, por nuk do ti bëjnë”.

BRESCIA DISTANCOHET NGA BALOTELLI
“Shoqëria Brescia Calcio ka ndërmend të pozicionohet zyrtarisht duke u distancuar nga ajo që ka deklaruar i teseruari i tij Mario Balotelli, në lidhje me favorizimet hipotetike në Serie A. Specifikisht, Mario Balotelli ka deklaruar duke aluduar “favore” ndaj një skuadre (Juventus) në garë për titullin kampion. Brescia Calcio thekson se të tilla insinuate janë personale e që nuk lidhen fare me shoqërinë”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *