• |
ide | kryesore

Trajneri i Arsenal i prekur nga virusi: “E bëra testin pasi u ndjeva keq”

Sport



Koronavirus ka mbërritur edhe në Premier League. Pas Hudson-Odoi të Chelsea ka rezultuar pozitiv me COVID-19 edhe një trajner është prekur nga infektimi. Kreu i pankinës së Arsenal Mikel Arteta është tashmë në karantinë e lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, që ka theksuar ndërkohë edhe mbylljen e qendrës së stërvitjes të London Colney. Në këtë pikë është e pashmangshme shtyrja e ndeshjeve të ardhshme të Gunners në Premier League, pavarësisht se ky vendim pritet të merret për të gjitha ndeshjet e kampionatit anglez.

Arsenal ka mbyllur qendrën sportive dhe ka future në izolim të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me të. “Kjo është vërtetë zhgënjyese, por bëra testin sapo u ndjeva keq. Do të jem në punë sapo të më jepet leja” ka qenë komenti i ish-ndihmësit të Guardiola. Ndërkohë edhe Leicester ka njoftuar se tre lojtarë kishin shfaqur simptomat e COVID-19, ndërsa mbrojtësi i Manchester City Benjamin Mendy është future në vetë-izolim sepse një i afërm mund të jetë pozitiv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *