• |
ide | kryesore

Uefa vendosi, ndërpritet Champions e Europa League: dy hipoteza për Euro 2020

F1, Sport



Vendimi ishte në ajër dhe tashmë mbërriti: Uefa vendos të ndalojë Champions League e Europa League e të shtyjë 1/8 për të ndaluar shpërndarjen e koronavirus mes futbollistëve pas rasteve që janë shfaqur në Itali e Angli. Të shumta skuadrat në karantinë – Juventus, City, Real Madrid, Chelsea, Inter – e kanë detyruar kështu drejtuesit e futbollit të ndalojnë kompeticionet e, për pasojë, të provojnë të ndërtojnë një calendar të ri. Si pasojë e menjëhershme do të jetë shtyrja e Euro 2020, me të paktën dy hipoteza në tavolinë: të luhet në vjeshtë, ose më e mundshmja, të shtyhet për në 2021 kompeticioni.

“Në dritën e zhvillimeve në lidhje me shpërndarjen e COVID-19 në Europë e vendimeve të marra nga qeveri të ndryshme – shkruhet në komunikatë -, të gjitha ndeshjen e kompeticioneve UEFA për klube në program javën e ardhshme do të shtyhen. Kjo përfshin edhe ndeshjet e mbetura të UEFA Champions League, kthimin e 1/8, në program në 17 e 18 mars 2020; të gjithë ndeshjet e UEFA Europa League, në program në 19 mars 2020; të gjitha ndeshjet e UEFA Youth League, cerekfinalet në program në 17 e 18 mars 2020. Vendime të mëtejshme për zhvillimin e ngjarjeve do të jepen në një kohë të dytë.

Si pasojë e shtyrjeve, edhe shorti i cerekfinaleve të UEFA Champions League e UEFA Europa League parashikuar në 20 mars janë shtyrë. Në bazë të këtij vendimi, kampionatet mund të zgjaten deri në verë e Europiani mund të spostohet në vjeshtë. Hipoteza më e fortë megjithatë është ajo e zhvillimit pas një viti, duke preferuar më parë që të luhet një sezon I rregullt nga vjeshta në maj 2021.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *