• |
ide | kryesore

Ancelotti ‘sulmon’ Anglinë: “Këtu nuk e kanë kuptuar rëndësinë e situatës”

Sport

“Në këtë orë për mua futbolli nuk ka fare rëndësi e më jep bezdi të flas për të, përballë tragjedisë që po përjetojmë”. Pas Serie A edhe Premier League vendosi të ndalojë për shkak të emergjencës koronavirus e Carlo Ancelotti, tekniku i vetëm italian në ishull, ka folur për momentin e futbollit anglez në një intervistë për Gazzetta dello Sport: “Tani na duhet të bëjmë llogaritë me një pandemi, një situatë që askush nga ne nuk e kishte kaluar më parë. Shifra e të vdekurve në Itali është e tmerrshme” ka thënë tekniku i Everton.


“Kam ndjekur në televizion me kujdes konferencën e shtypit të kryeministrit britanik. Më duket se këtu nuk e kanë kuptuar akoma rëndësinë e situatës. Jeta vazhdon të rrjedhë me një farë rregullsie. E megjithatë kam lexuar deklarata të një nga këshilltarët shkencor të Johnson, Patrick Vallance, sipas të cilit 60% e britanikëve në kontakt me koronavirusin do të zhvillojë imunitetin”.


Por edhe pse e bezdis argumenti futboll, Ancelotti nuk mund ta anashkalojë, qoftë duke dhënë një opinion për kolegët: “Me Klopp kemi shkëmbyer mesazhe ndonjëherë, ka vlerësim reciprok mes nesh. Por është edhe Mourinho: José është një personazh me peshë, një i sinqertë. Èshtë ashtu si e sheh. Guardiola, me të kemi shkëmbyer mendime për futbollin. Massimiliano Allegri, një njeri konkret e korrekt. Mes nesh ka sintoni sepse e dimë kush janë vështirësitë e profesionit e vetminë në të cilën gjendesh kur të duhet të bësh zgjedhje të vecanta”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu