• |
ide | kryesore

Koronavirus, River refuzon të luajë, Liga e kërcënon: “Do ta sanksionojmë”

Sport



Në Argjentinë shpërthen përplasja mes River Plate, një nga klubet më të lavdishëm e të dashur, e Ligës së Futbollit, pasi Millonarios kanë njoftuar se nuk do të zbresin në fushë për sfidën e Copa de Superliga kundër Atletico Tucuman, për shkak të emergjencës koronavirus. “Ndjekim rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një futbollist i yni ka shfaqur simptomat” është mbrojtja e River.

Në fakt edhe pjesa më e madhe e lojtarëve të tjerë e stafeve teknike janë në heshtje dakord me River për të shtyrë fillimin e turneut, por klubi i Buenos Aires rezikon tani një dënim të rëndë. Sipas nenit 109 të Rregullores së Sanksioneve të Federatës lokale, skuadra e Gallardo rezikon humbjen në tavolinë, tre pikë penalizim e një gjobë.

“Sjellja e adaptuar njëanshmërisht nga një shoqëri do të pasohet nga sanksione” është përgjigja e Ligës. Në Argjentinë rastet e infektimit janë 34 e Qeveria ka vendosur të luhet me dyer të mbyllura. “Në një moment paqartësie botërore për shkak të një situate absolutisht atipike, në futbollin tonë nuk mund të ketë vend për pozicione individualiste ose të njëanshme” përfundon përgjigja e Ligës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *