• |
ide | kryesore

Lazio e Inter sfidë për Kumbullën: Tare shpreson tek origjina

Sport



Lazio është shumë aktive në merkato e jo vetëm në temën e rinovimeve. Ndërsa bardhekaltrit janë duke u marrë me zgjatjen e kontratës së Lulic, Luis Alberto, Luiz Felipe e Parolo, drejtori sportiv bardhekaltër, Igli Tare, ka hedhur sytë nga Marash Kumbulla i Veronës. Për mbrojtësin megjithatë nuk do të jetë fare një operacion i lehtë, sepse mbi 20 vjecarin ka përqendruar vëmendjen edhe Inter.

Sipas asaj që bën të ditur Corriere dello Sport, vlerësimi për qendërmbrojtësin e përfaqësueses së Shqipërisë vërtitet mbi 25 milionë euro e konkurenca, Inter e Napoli mbi të gjitha, është shumë e fortë. Drejtori shqiptar i Lazios kërkon të shfrytëzojë pikërisht faktin që lojtari është bashkëpatriot i tij dhe bardhekaltrit kanë qenë gjithnjë trampolinë për lojtarët kuqezi. Tek Lazio, me Taren, Kumbulla do të ndihej më i sigurtë, por në anën tjetër kërkesa e Inter nuk është nga ato që lihen lehtë pas shpine.

Zikaltrit kanë kohë që e vëzhgojnë mbrojtësin dhe në merkato kanë ndërmend të përqendrohen pikërisht në këtë repart. Sipas asaj që bën të ditur Tuttosport, në fakt, zikaltrit kanë piketuar si objektivin numër 1 për të përforcuar repartin e prapavijës për sezonin e ardhshëm pikërisht Kumbullën. Për të bindur Verona të shesë lojtarin duhen të paktën 25 milionë euro. Nëse Conte ka ndërmend ta bëjë të tijin, duhet të shpejtojë, sepse mbi shqiptarin është interesi edhe i Leipzig, Borussia Dortmund e Bayern Mynih në Gjermani e United, City e Chelsea në Angli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *