• |
ide | kryesore

Raporti final për vdekjen e Emiliano Sala: ja si ndodhi tragjedia

Sport



Është publikuar raporti përmbyllës i hetimeve mbi vdekjen e Emiliano Sala, futbollisti i Nantes që u rrëzua në kanalin e La Manshit në 21 janar 2019, ndërsa po fluturonte drejt Cardiff për tu bashkuar me skuadrën e tij të re. Sipas asaj që është zbuluar, piloti David Ibbotson nuk e kishte kompletuar stërvitjen për fluturimin e natës e nuk mund të paguhej për të fluturuar. I njëjti mjet, një Piper Malibu, nuk ishte i aftë për të kryer transportin komercial, por vetëm për përdorim privat. Incidenti në vetvete u shkaktua kryesisht nga humbja e monoksidit të karbonit, që pastaj është futur në kabinën e pilotit, duke i kufizuar aftësitë e drejtimit të pilotit.

Rezultati i hetimeve është bërë i njohur nga agjensia britanike AAIB (Air Accidents Investigation Branch), që ka qartësuar kështu disa pika ende të errëta në lidhje me vdekjen e sulmuesit argjentinas. Në raport lexohet, mes të tjerave, se Ibbotson, trupi i të cilit nuk u gjet kurrë, po drejtonte mjetin në kushte shumë të vështira atmosferike, nën një shi të dendur e se ishte i impenjuar të kryente një manovër për tu larguar nga ajo zonë. Në momentin e përplasjes avioni udhëtonte me 245 nyje, kundër 203 maksimumi të lejuara. Të gjitha rrethana që kanë kontribuuar në aksidentin fatal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *