• |
ide | kryesore

Wuhan Zall ka frikë nga koronavirus: ikën nga Spanja e… kthehet në Kinë

Sport



Në kohët e infektimit lehtësisht, të ikësh nga Europa e pushtuar nga koronavirus mund të jetë një ide inteligjente. Paradoksale kur këtë ide e kanë një grup qytetarësh kinezë, nga Wuhan për saktësi. Pikërisht nga qyteti ku shpërtheu virusi pandemik që po mbyll në shtëpi 3/4 e botës duke futur në panik gjithë qeveritë e botës.

Protagonistë të kësaj historie të cuditshme, gati barsaletë nëse sdo ishte e vërtetë, janë lojtarët e stafi teknik i Wuhan Zall, klub që luan në Super League kineze. Kampionati aty kishte përfunduar prej dy muajsh e Wuhan po përgatitej për sezonin e ri në Spanjë kur shpërtheu koronavirus, që kaloi kufijtë kinezë dhe pushtoi botën. E Wuhan Zall vendosi që të kthehet në shtëpi. Klubi do të bëjë rikthimin në Kinë ku në realitet gjërat po përmirësohen ndjeshëm e janë duke u hapur dyqanet kur në Europë po mbyllen.

Në fakt, sipas planeve fillestare rikthimi në shtëpi ishte parashikuar për në mesin e shkurtit, por situata në Kinë ishte bërë e paqendrueshme, duke e bërë klubin të qendrojë në Europë deri në fund të marsit. Sic duket nuk i kishte bërë llogaritë me covid-19 që përshpejtoi përndjekjen e Wuhan Zall edhe në Spanjë. Kështu, bagazhet gati e rikthim në Kinë, fillimisht në Shenzhen e pastaj aty ku nisi gjithcka, në Wuhan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *