• |
ide | kryesore

Zbulimet e fundit të shkencës/ Si ta njihni dhe si të mbroheni nga koronavirusi

-Instant, F1, Stil



Ndonëse studimi i koronavirusit është ende në fazat e para dhe asgjë nuk është e sigurtë disa linja kryesore janë ravijëzuar nga mjekët dhe shkenctarët.
Informacionet e mëposhtmevijnë prej nga një studiuesi që bashkëpunon me grupin e punës që lufton epideminë e koronavirusit:

Këtu po përçojmë informacione të qarta, të thjeshta dhe të arritshme, të cilat përshkruajnë saktësisht se çfarë është virusi Covid-19 (Coronavirus), si shpërndahet nga një person në tjetrin dhe si mund të neutralizohet në jetën e përditshme.

Infeksioni nga virusi nuk shkakton rrufë të dendur ose kollë me sekrecione, por një kollë e thatë e cila është gjëja më e lehtë për tu njohur.

Ekspozoni veten në diell!

Virusi nuk i reziston nxehtësisë dhe vdes nëse ekspozohet në temperatura 26-27 gradë, kështu që pijet e nxehta si çaji, çaji bimor ose supa shpesh duhet të konsumohen gjatë ditës, ose thjesht ujë i nxehtë: lëngjet e nxehta neutralizojnë virusin, kështu që shmangni pirjen e ujit të akullt.

Si të mbroheni!

1. Masa e virusit është mjaft e madhe (diametri prej rreth 400-500 nanometra), kështu që çdo lloj maske mund ta ndalojë atë: në jetën normale, maska speciale nuk janë të nevojshme, maska të thjeshta janë të mjaftueshme.Nga ana tjetër, situata është e ndryshme për mjekët dhe profesionistët e shëndetit, të cilët janë të ekspozuar ndaj ngarkesave të larta virale dhe duhet të përdorin pajisje speciale.

2. Kur virusi gjendet në sipërfaqet metalike, ai mbijeton për rreth 12 orë. Kështu që, kur prekni sipërfaqet metalike si dorezat e dyerve, pajisjet shtëpiake, shufrat e autobusëve, etj lajoni mirë duart tuaja dhe dezinfektojini ato plotësisht.

3. Virusi mund të jetojë i vendosur në rroba dhe pëlhura për rreth 6/12 orë: ilaçet e rrobave normale mund ta vrasin atë. Për rrobat që nuk mund të lahen çdo ditë, mundduhet patjetër lënia e tyre në diell për një kohë të gjatë. Covid 19 nuk do të rezistojë pas kësaj.

Si manifestohet Covid 19:

1. Virusi së pari vendoset në fyt, duke shkaktuar inflamacion dhe një ndjenjë të fytit të thatë: kjo simptomë mund të zgjasë 3/4 ditë.

2. virusi më pas udhëton nëpër lagështinë e pranishme në apartain respirator, zbret në trake, pastaj vendoset në mushkëri, duke shkaktuar pneumoni. Kjo fazë zgjat afërsisht 5/6 ditë.

3. Pneumonia shfaqet me temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje, por nuk shoqërohet me dridhjet klasike. Nëse ndjeheni sikur po merrni flakë, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.

Si mund ta shmangni atë?

1. Virusi transmetohet kryesisht nga kontakti i drejtpërdrejtë, duke prekur pëlhura ose materiale në të cilat virusi është i pranishëm: është thelbësore të lani duart shpesh.

Virusi mbijeton vetëm në duart tuaja për dhjetë minuta, por në dhjetë minuta, mund të ndodhë shumë: fërkoni sytë ose gërvishtni hundën tuaj për shembull, dhe kështu e lejonia atë të hyjë në fytin tuaj …

Pra, për të mirën tuaj dhe atë të të tjerëve, lani duart shumë shpesh dhe dezinfektojini ato!

2. Ju mund të bëni gargar me një lëndë dezinfektuese që eliminon ose minimizon sasinë e virusit që mund të hyjë në fytin tuaj, kështu që e eliminoni atë përpara se të zbresë drejt në mushkrisë.
3. dezinfektoni shpesh tastierën e kompjuterave dhe telefonat celularë.

Përveç kësaj, Covid-19 mund të mos tregojë shenja infeksioni për shumë ditë, gjatë së cilës kohë nuk dihet nëse një person është i infektuar apo jo.

Por kur keni ethe dhe / ose kollë, mushkëritë tuaja zakonisht janë 50% të prekura. Prandaj, ekspertët sugjerojnë të bëni një kontroll të thjeshtë që mund ta kryeni vetë çdo mëngjes:
Merrni frymë thellë dhe mbajeni frymën tuaj për më shumë se 10 sekonda. Nëse e bëni këtë pa kollitje, pa ndjerë shtypje, kjo tregon se nuk ka fibrozë në mushkëri, gjë që tregon në thelb mungesën e infeksionit.
Në momente të tilla kritike, kontrollojeni këtë çdo mëngjes në një mjedis me ajër të pastër.

Një tjetër këshillë e thjeshtë, duhet të sigurohemi që ta mbajmë fytin sa më të lagur. Pini disa gllënjka me ujë të paktën çdo 15-20 minuta. PSE? Edhe nëse virusi futet në gojën tuaj … uji ose lëngjet e tjera do ta bartin atë përmes ezofagut dhe në stomak.
Pasi të jetë në stomak, acidi në stomak do të vrasë virusin. Nëse nuk pini mjaftueshëm ujë rregullisht, virusi do të jetë në gjendje të futet në mushkëri më lehtë.

Ndani këto informacione me familjen, miqtë dhe të njohurit tuaj, për solidaritetin dhe sensin qytetar.

©Lapsi.al



1 Comment

  1. pordhe me rigon,lexoni lajmet e oreve te fundit duhet mbi 45 grade temperatura qe ky virus te asgjesohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *