• |
ide | kryesore

Bora flet për raportin me Donald Veshaj

Paparazzi, Slider



Në rubrikën “Një Ditë me Dojnën” në Pop Culture ka qenë e ftuar moderatorja Bora Zemani.

Prej kohësh ajo është përfolur për një lidhje me Donald Veshaj, megjithatë asnjë prej tyre nuk ka folur publikisht në lidhje me këtë. Moderatorja Dojna Mema e ka pyetur Borën pikërisht për raportin me aktorin dhe faktin që ajo ka vendosur ta mbajë larg vëmendjes mediatike jetën personale.

Nuk jam njeri që më pëlqen të flas për jetën personale, jam personazh publik, interesi publik të jetë per punën që bëj jo për jetën personale. Unë nuk dal me deklarata qe ndodh kjo apo ajo në jetën time personale. Të qenit personazh publik nuk më bën mua të privoj pjesën personale. Njerzit që janë afër meje e dinë statusin tim, nëse janë të interesuar, e marrin vesh une nuk fsheh asgjë”- thotë Bora.

Më tej Dojna e ka pyetur specifikisht për raportin me Donaldin dhe moderatorja e “Treshat” duke qeshur është përgjigjur:
Unë mbajta gjithë atë ligjeratë, njerëzit le të flasin unë do vazhdoj ta bej si të dua unë, me kë të dua unë, ti provoko sa të duash…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *