• |
ide | kryesore

Brazili nuk ndal kampionatin: protesta e Gremios “në fushë me maska kundër virusit”

Sport



Ndalohen ndeshje, mbyllen dyert e stadiumeve, por në Brazil ndodh dicka krejtësisht tjetër. Të detyruar të zbresin në fushë kundër Sao Luiz, edhe pse me dyer të mbyllura, tekniku i Gremio Renato Portaluppi, në shenjë proteste vendosi të shkojë në pankinë, ai e pjesëtarët e stafit të tij, me maska në fytyrë. Të njëjtën gjë e bënë përpara se të fillonte ndeshja, edhe futbollistët e ‘Tricolor’ të Porto Alegre, që pastaj për të luajtur i hoqën.

Renatos nuk i ka pëlqyer impostimi i drejtuesve të klubit që vendosi të mbështeste tezën e federatës së shtetit brazilian të Rio Grande do Sul, sipas të cilit nuk duhet ndaluar kampionati gaucho, pavarësisht emergjencës së koronavirus. Por për trajnerin nuk duhej luajtur, as me dyer të mbyllura. “Ky është homazhi i Gremio për të gjithë ata persona, gati 6 mijë – ka thënë Renato – që kanë humbur jetën në botë për shkak të koronavirus. Protestojmë sepse edhe ne futbollistët e njerëzit e futbollit jemi njerëz. Spektatorët mbrohen me dyer të mbyllura, duke i ndaluar të shkojnë në stadium, po për ne kush mendon?” “Shpresoj që kush mundet, të ketë mirësinë të ndalojë kampionatet – ka shtuar Portaluppi -. Duhet të ndalë i gjithë Brazili e nëse nuk ndodh ti marrin përsipër pasojat. Jeta nuk ka cmim, jemi nerëz e kemi një familje edhe ne”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *