• |
ide | kryesore

Enca tregon pse nuk mbajti zi për vdekjen e të atit

Paparazzi, Slider



Gati një muaj më parë Enca humbi të atin, lajm që fillimisht u bë i ditur nga mediat, më pas u konfirmua dhe nga vetë këngëtarja. Megjithatë, ajo zgjodhi që të mos ndante asgjë me publikun dhe ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale, duke vazhduar që të postojë foto apo video nga këngët e vjetra apo projektet e reja, ose momente nga promovimi i “I love Tropoja”. Për faktin që “nuk mbajti zi” në rrjetet sociale, Enca u kritikua nga ndjekësit, të cilët e kanë pyetur së fundmi se si është në gjendje të publikojë fotot ku shfaqet e lumtur, në një kohë që ka humbur një njeri të shtrenjtë.

Për herë të parë dhe mesa duket të fundit, ajo ka folur në lidhje me këtë çeshtje dhe thotë se askujt nuk duhet t´i interestojë se si ajo dhe familja e saj e kanë përjetuar këtë ngjarje dhe se nuk i detyrohet askujt asgjë.

Askush nuk e di çfarë ndodh pas Instagram-it dhe askujt nuk i intereson/dhemb për atë temë më shumë se mua, ndaj në të vërtetë nuk i detyrohem askujt asnjë përgjigje, por meqë ma pyetët shpesh. Jam shumë reale me ju, por gjërat që janë më me vlerë për mua s`do t´i trajtoja kurrë si tema Instagram-i. Instagram-i nuk është jeta ime, është një pjesë e saj. Unë zgjedh të ndaj gjërat e bukura, motivuese dhe artistike këtu dhe kaq. I vlerësoj shumë dashurinë dhe ngushëllimet dhe zgjedh të injoroj negativitetin dhe injorancën. Paqe”- shkruan Enca.

Po ashtu ajo tregon dhe si ndihet në gjendjen shpirtërore: “ Të them të vërtetëm, jam e miksuar. Sidomos këto kohë që kam pasur më shumë kohë t´i “ndjej ndjenjat e mija” “.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *