• |
ide | kryesore

Fake news shndërrimi i hoteleve të CR7 në spitale: nga Portugalia mohoet versioni spanjoll

Sport



Duket se është gjithnjë e më shumë një lajm fals ai që erdhi nga Spanja sipas të cilit Cristiano Ronaldo ka ndërmend ti shndërrojë hotelet në Portugali në spitale për të përballuar emergjencën e koronavirus. Në mëngjes Marca shpërndau lajmin duke i besuar komentit të Edgar Caires, mikut personal të Cristiano, por në rrjetet online nisën dyshimet mbi gjestin e madh të sulmuesit të Juventus.

Duke nisur nga Jornal Madeira, e përditshmja e vendlindjes së CR7, që e ka konsideruar lajmin mbi hotelet si një “fake”. “Ky informacion që është publikuar nga e përditshmja spanjolle sportive Marca, është false dhe është përgënjeshtruar”.

Një pozicionim i fortë dhe i qartë, që fshin me një goditje të vetme atë që është shkruar për lëvizjen e CR7 në favor të emergjencës koronavirus në Portugali. Fake news godasin përsëri, edhe në kohë krize.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *