• |
ide | kryesore

Shifra të frikshme nga Italia, 369 të vdekur në 24 orë

Lajme



Vijojnë të vijnë shifra të frikshme nga Italia për shkak të koronavirusit. Autoritetet vendase sapo kanë publikuar shifrat e përditësuara. Nga këto të dhëna numërohen mbi 24 mijë të prekur nga të cilët 1809 janë viktimat.

Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 369 persona. Guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana ka lëshuar alarmin: “Jemi pranë momentit kur nuk kemi më asnjë shtrat të lirë në reanimacion”.

Nga ana tjetër kryeministri, Conte tha se Lombardia po mbahet nën vëmendje të veçantë dhe se siguria e mjekëve dhe infermierëve është në plan të parë. Autoritetet italiane kanë ngritur si shqetësim bllokimin e 19 milion maskash nga vendet e tjera me destinacion Italinë. Numri i personave që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Itali ka shkuar në 24,603 persona. Rreth 2.853 persona kanë rezultuar të infektuar vetëm në 24 orët e fundit.

Drejtori i Urgjencës Angelo Borrelli njoftoi se numri i personave që janë shëruar nga koronavirusi në Itali është 2.335.

Bergamo është krahina me numrin më të lartë të infektuarve nga koronavirusi, në Lombardi.

Numri i të prekurve në këtë zonë shkon në 3.416, ku vetëm 24 orët e fundit janë shënuar 552 të infektuar”, tha këshilltari për Mirëqenie të Lombardisë, Giulio Gallera në Facebook.

Në Brescia ka 2.473 (+351), në Kremona 1.792 (227), në Pavia 722 (100), në Mantua 327 (60), Monza dhe Brianza 339 (+115).

Në qytetin metropolitik të Milanos janë infektuar 1.750 (+200), nga të cilët 711 në qytet (79), pra me numër në proporcion me popullsinë më të ulët se zonat e tjera.

©LAPSI.al



9 Comments

  1. po si shpjegohe qe kane gati 10% viktima ? Ne vendet e tjera euorpiane nuk i kalon 4% ? Pse ne itali eshtte kaq e vdekjeprurese ?

  2. Hahahaaaaa cflisni mo te lene nga mente. Gajaset dynjan.Nga pallati kongreseve apo nga” obshrlte” i keni? Mos e teproni.

  3. U shkerdhyen fondet e shendetesise duke bere chek up false.
    U ngopet o popull dele me propagande? Me ju lumte bytha.8

  4. Nuk eshte salihu ne pushtet se me%e vrasjeve qe salihu ka bere ne 25vjet do e kishte me te larte se italia,mblidhini vete vdekjet qe salihu beri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *