Vijojnë të vijnë shifra të frikshme nga Italia për shkak të koronavirusit. Autoritetet vendase sapo kanë publikuar shifrat e përditësuara. Nga këto të dhëna numërohen mbi 24 mijë të prekur nga të cilët 1809 janë viktimat.
Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 369 persona. Guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana ka lëshuar alarmin: “Jemi pranë momentit kur nuk kemi më asnjë shtrat të lirë në reanimacion”.
Nga ana tjetër kryeministri, Conte tha se Lombardia po mbahet nën vëmendje të veçantë dhe se siguria e mjekëve dhe infermierëve është në plan të parë. Autoritetet italiane kanë ngritur si shqetësim bllokimin e 19 milion maskash nga vendet e tjera me destinacion Italinë. Numri i personave që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Itali ka shkuar në 24,603 persona. Rreth 2.853 persona kanë rezultuar të infektuar vetëm në 24 orët e fundit.
Drejtori i Urgjencës Angelo Borrelli njoftoi se numri i personave që janë shëruar nga koronavirusi në Itali është 2.335.
Bergamo është krahina me numrin më të lartë të infektuarve nga koronavirusi, në Lombardi.
Numri i të prekurve në këtë zonë shkon në 3.416, ku vetëm 24 orët e fundit janë shënuar 552 të infektuar”, tha këshilltari për Mirëqenie të Lombardisë, Giulio Gallera në Facebook.
Në Brescia ka 2.473 (+351), në Kremona 1.792 (227), në Pavia 722 (100), në Mantua 327 (60), Monza dhe Brianza 339 (+115).
Në qytetin metropolitik të Milanos janë infektuar 1.750 (+200), nga të cilët 711 në qytet (79), pra me numër në proporcion me popullsinë më të ulët se zonat e tjera.
©LAPSI.al
E frikshme
Ky eshte treguesi me i vertete, jo me i sakti , por jo me shifrat e manipuluara te Kines.
po si shpjegohe qe kane gati 10% viktima ? Ne vendet e tjera euorpiane nuk i kalon 4% ? Pse ne itali eshtte kaq e vdekjeprurese ?
Endra e Sales.
Hahahaaaaa cflisni mo te lene nga mente. Gajaset dynjan.Nga pallati kongreseve apo nga” obshrlte” i keni? Mos e teproni.
Me siguri do te jene te Rilindjes Italiane.
Bashen mezi Po e presin me Itali didomos Meten.
O u qifsha ripjelljen e kallam deshtak corones???
U shkerdhyen fondet e shendetesise duke bere chek up false.
U ngopet o popull dele me propagande? Me ju lumte bytha.8
i zuri haka jone pepinot. se na thone skiftera
Nuk eshte salihu ne pushtet se me%e vrasjeve qe salihu ka bere ne 25vjet do e kishte me te larte se italia,mblidhini vete vdekjet qe salihu beri