• |
ide | kryesore

Mjeku infeksionist: Në Shqipëri mund të jenë 400 të prekur me koronavirus

Lajme, Të fundit



Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një lidhje me “ABC News” ka folur për situatën e krijuar nga koronavirusi tha se kjo sëmundje ka shumë të panjohura.

“Kjo sëmundje ka pasur shumë të panjohura. Rastet e para ashtu si në botë, vijnë pa lajmëruar dhe duke mos pasur ansjë informacion ne ekspozohemi edhe pse epidemia ka qenë në qendër të vëmendjes tonë. As ne nuk i shpëtuam dot kësaj ndodhie, ne jemi të ekspozuarit e parë jemi heronjtë e parë shpesh edhe dëshmorët e parë. Sa i takon dy mjekëve të konfirmuar pozitiv, gjendja shëndetësore e tyre është e mirë. Janë të vetëizoluar”, – u shpreh Pipero.

“Nëse i referohemi studimeve, e kam thënë se mbas çdo rasti të konfirmuar fshihen 10 raste apo 15 raste të tjera. E sigurt që janë. Në kushtet që jemi numri minimal i personave të prekur mendoj që janë mbi 400.

Numrat janë statistikë dhe statistikat shërbejnë për tu studiuar më pas. Por ajo që qytetarët duhet të kenë kujdes të shtuar për ta përballuar me sa më pak humbje këtë epidemi. E gjithë vëmendja jonë është për ta shtrirë në kohë epideminë, jo për ta ndaluar.

Bëhet fjalë për ta parandaluar dhe për ta bërë të parandalueshme. Të gjithë e pamë se asnjë vend në botë nuk i ka kapacitetet për ta përballuar këtë epidemi. E përballojmë apo rrezikojmë kolapsin e Italisë? Besoj që do ta përballojmë nëse qytetarët bashkëpunojnë me ne” – tha Pipero. ©LAPSI.al



26 Comments

  1. Duhet te jete shume mbi 400. Une di me shume se nje rast me shenja te dukshme infektimi qe nuk i marrin persiper autoritetet dhe vazhdojne punojne duke infektuar kolege e kliente. Edhe farmaciste po deshe ku normalisht shkojne pleq dhe njerez te semure. Tregimet me mjeke herronj te punes socialiste jane peralla. E verteta eshte se te semuret po neglizhohen dhe mjeket i ke me shume neper studio duke bere propaganden e shpifur te Rames sesa ne pune.

      1. Kete dhe dilemen nese ju jeni budallenj te paguar apo thjesht budallenj nuk e zgjidh dot. Por qe jeni budallenj eshte po aq e sigurte sa ceshte ekzistenca e universit.

        1. Neri. Ve bast qe ti jeton me borxhe. Mos ji kaq krenar o njeri. Shkruan qe shkruan ketu dhe kalon kaq koh. Po mer dhe ti ndonje leke. Fundia te takon je nje personalitet ketu te lapsi.
          Un te lexoj me kenaqesi. Packa se me pas qesh pa fund.

          1. Ve bast qe ti ose je femer, ose ke nje ane shume te theksuar femerore, se ndryshe nuk do te interesonin rrethanat personale te atyre qe shkruajne. Femrat ne pergjithesi mendojne keshtu. Mua me intereson ne paguhesh apo jo se kjo eshte me interes publik. Ne njefare menyre e pranove qe paguhesh. Nje nga menyrat e shperdorimit te taksave.

      1. Neri :”Ve bast qe ti ose je femer, ose ke nje ane shume te theksuar femerore, se ndryshe nuk do te interesonin rrethanat personale te atyre qe shkruajne. ”

        Po nqs ti i referohesh pref. seksuale te dikujt ne Internet nuk eshte e njejta gje per te cilen ti fole me pare ? Te lutem Neri sterilizohu qe tmos lesh pasardhes sepse ti je audienca perfekte per kasten politike aktuale ne shqiperi . Flm

        1. Ik mor debil fshi qyrrat. Kur te kuptosh dicka me shume se maja ime e karit fillo fol. Kur ti reagon ndaj komenteve te mia si macet ndaj laser-point imagjino c’te ben bushtra e Surrelit qe puna kryesore qe ka eshte leshimi i laser-point per mace tru-shkume si puna juaj. Ti nderroi pseudonimet sa here te duash (nuk ke faj se del bllof shume shpejt) por te gjithe e dime qe je i njejti rrot kari qe vjen verdalle duke numeruar halet e Ilirit, periodat e shurres se Saliut dhe komentet e Nerit. Kur ti merresh me mua personalisht edhe une di ta bej, thjesht nuk e kam instikt sic e keni ju queer-sat G-99-sha.

          1. Shume argumenta te forta ke Neri bravo. Kujdes mos thyen ekranin

          2. Je shume i madh. Qendro keshtu Neri, i qarte dhe me shume argumenta solide. Kur te kalosh ne epoken moderne dhe ta lesh pas trurin neandertal qe ke do te te votoj si Kryekar partie

          3. Me mire Neandertal ( qe meqe ra fjala kane pasur tru te evoluar por u zhduken per arsye fizike dhe deri ne 3 per qind te gjenomit te tyre e trashegojme edhe ne. Aziatiket ne mase me te madhe) se njeri pa identitet, qe nuk e di ne eshte burre apo grua. C’mud te presesh prej te tilleve, pervecse se te votojne nje te ngjashem ,pra njerin pa identitet dhe qe nuk e ndan ne eshte burre apo grua?

          4. Neri qe kerkon identitet ne Internet hahahah. Ej je patetik . Je dhe super injorant

          5. Tipologjia e njerezve pa identitet shfaqet kudo. Interneti eshte vetem nje nga format. Une shkruaj me pseudonim nga frika dhe jo se duam te behem Enca Haxhia si ti.

  2. Ti kinez rri urt, se ti i ke te gjitha fajet. Qe po i vuajm te gjith tani. Dhe mos bej zhurem se lartemadhnia e tij Neri cdogje ditesi, po ben llogarit per te dhen pergjigjen e sakt.

  3. E ke gabim jane 4.000.000.nga 3.000.000.banor. nese kane mbetur kaq. Mjek kafenesh te lagjes ne tel e lagjes.

    1. Sipas eksperteve per cdo te vdekur ka 800 te prekur. Duke qene se pacientja nga Durresi qe nderroi jete erdhi nga Italia ne nje stad te avancuar duhet te mendojme se numri i atyre qe mund te kete infektuar eshte pak me i vogel. Por sidoqofte 400 eshte nje numer shume optimist. Une besoj se jane me teper dhe ky nuk eshte panik por arsyetim i shendoshe. Gjithsesi kjo epidemi nuk besoj se do te jete shkaterruese per shendetin sesa do te jete per ekonomine.

  4. Ekspertin e sëmundjeve infektive, doktor Pipero, e kam dëgjuar ta thotë hapur ndryshe nga disa të tjerë që numuri i të infektuarve aktualisht, mund të jetë shumë më i lartë se ai që publikohet e sipas tij mund të jetë dhjetëfishi.
    Pra nëse deri sot janë publikuar 42 të verifikuar, dhjetëfishi na del duke i shtuar këtij numuri një zero, , për të shkuar tek 420.
    Pa dashur që të bëj ekspertin, një manierë sot tepër e përhapur , kur ekspertë të mjekësisë e shesin veten që nga gjysëm analfabetë e deri kryeministra,, duke u nisur nga faktet e njohura, kam dyshimin se ky numur për Shqipërinë mund të jetë ndoshta dhjetë fishi i numurit që ka përcaktuar doktor Pipero.
    Nga më lind ky dyshim ?
    Sëpari përhapja e Covid-19 duket kjartazi se po shkon me progres gjeometrik. Nga një i verifikuar që ka ardhur nga Italia, mund të jenë infektuar më së paku familjarët e tij. Nëse marim shifrën më të ulët mesatare të një familje, numurin 6, i bie që nga këta sejcili mund të ketë infektuar sëpaku 6 të tjerë, e në reaksionin zinxhir , mbrenda edhe një dite numuri i të infektuarve nga “pacienti zero”, teorikisht mund tja kalonte numurit të përgjithshëm të deklaruar deri dje.
    Në epidemitë virale, gjëja më e rrezikëshme ësht fakti se simptomat e infektimit nuk shfaqen menjëherë, e për këtë virus , koha e inkubacionit, koha e shfaqjes së simptomave , është përcaktuar dy javë,14 ditë.
    Akoma në Shqipëri po meret si “pacient zero”, 28 vjeçari i ardhur nga Firence në rrugë tokësore.
    Por sa shqiptarë kanë ardhur njëkohësisht me te e në ditë e tjera me tragete e avionë nga Italia e më keq akoma nga Lombardia ?
    Vatra e parë e coronavirusit në itali, ishte një spital në një qyzezë në afersi të Milanos.
    Aty një i infektuar doli “i shëruar” nga spitali duke lënë pas .të infektuar të gjithë sa ishin në spital, personelin mjeksor e pacientët e tjerë.
    Gabimi tragjik për gjithë Italinë, ishte që ky spital nuk u izolua i tëri në karantinë.
    Ndërkaq flitet për maska të skaduara, por po flitet edhe për “tampone të skaduara” të testimit apo aparate jo funksionale të analizës së tamponeve.
    Nëse kjo gjendje e pasigurtë e gadishmërisë për epidemitë u diktua në rajonin e Lombardisë, me të cilin mund të krahasohen pak shtete të zhvilluara të Europës, e çfarë mund të thuhet për Shqipërinë ?
    Ajo që ndodhi në spitalin e Lombardisë, është verifikuar të ketë ndodhur sëpaku në 4 spitale rajonale të Shqipërisë, ku me të infektuar “ilegalë”, kanë rënë në kontakt, personeli e pacientët e tjerë.
    Ndërkaq, nga shtetet e Ballkanit, Shqipëria ka hyrje daljet më të mëdha me Italinë, e këtu nuk është fjala vetëm për turizëm, por për kontakte familjare midis rreth 400 mijë emigrantëve në Itali e të afërmëve të tyre në Shqipëri.
    Nënvlerësimi i këtij fakti, mendoj se është gabimi më i madh për Shqipërinë.
    Shtoi këtij fakti edhe faktin tjetër që Shqipëria kaloi një katastrofë tjetër të madhe me tërmetin, e dihet që pas ndonjë tërmeti të madh, veç viktimave direkte prej tij e shkatërimeve që ai sjell, ngrihet edhe alarmi për përhapjen e epidemive, ngaqë me dhjetra mijë njerëz privohen nga kushtet minimale higjenike e të jetesës.
    Duke i evidentuar këto fakte, dikush mund të thotë se kështu shtohet paniku.
    Unë i besoj më shumë mendimit pragmatik e realist gjerman, që ndonëse në Gjermani numuri i viktimave është ndër më të ultat në Europë, specialistët e qeveria deklaron se mund të dalin të infektuar nga kjo epidemi , deri 70% e gjermanëve, sesa propogandave për të fshehur të vërtetat nga frika e panikut

  5. Një ndër faktorët më të rëndësishëm në raste të tilla si kjo epidemi, është besimi që kanë qytetarët tek qeverisja e që manifestohet në zbatimin e udhëzimeve e urdhërave që jep ajo.
    Kam përshtypjen se nëse qeveria do të ishte treguar më transparente e më e sinqertë për gjendjen reale të spitaleve e të pajisjeve të tyre, e të mundësive të pakta të personelit shëndetsor e gjëndjes buxhetore për të përballur këtë situatë. nuk do të vinte puna sa qytetarët edhe pas shpalljes së shtetrrethimit si në luftë, do të guxonin të dilnin nëpër rrugë në këmbë apo me makina.
    Pikërisht fshehja e një të vërtete që sot lehtësisht mund ta shohin shqiptarët, me ate që po ndodh në Itali, i shtyn ata që të mos kenë besim në thirrjet e masat që mer kjo qeveri.
    Paniku vjen gjithnjë kur nuk ka informacion e kur fshihen apo shtrembërohen të vërtetat.
    Sado bukur të flasë një ministre shëndetësie me thirrjet patetike “të luftës së përbashkët kundër armikut covid”, kur konstatohet se ajo ka gënjyer publikisht për maskat që duhet të mbrojnë personelin shëndetsor, kur ka pushuar një mjek që ka denoncuar këtë gënjeshtër, kush mund të besojë se ajo paska besim të madh tek mjekët e i quan ata heroj ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *