• |
ide | kryesore

“Në Premier futbollistët u trajtuan si kavie”: shpërthimi i Rooney kundër FA

Sport



Wayne Rooney shfryn gjithë dufin e tij për mënyrën si futbolli anglez ka përballuar emergjencën koronavirus: “Deri në asamblenë e jashtëzakonshme të Football Association dukej sikur futbollistët në Angli trajtoheshin si kavie – ka ngritur tonet qendërsulmuesi i Derby County në kolonat e Times – Pjesa tjetër e sportit po ndalonte, ndërsa ne na thuhej të vazhdonim. Unë e shokët e mi, deri të enjten po stërviteshim në pritje të diskutimit të Boris Johnson. Pastaj më në fund u mor vendimi i duhur”.

Për ish-kapitenin e Manchester United ka qenë një debutim si opinionist në faqet e të përditshmes prestigjoze britanike, në një moment vecanërisht delikat për Europën e për botën e sportit: “Disa persona nuk do të jenë të lumtur me këtë zgjedhje, por në këtë rast futbolli duhet të vihet në plan të dytë. Është një sport, është vetëm një sport. Nëse jeta e personave është në rrezik, kjo është ajo që duhet vënë prioritet, pavarësisht nga fakti që je gati të fitosh titullin, duke luftuar për tu futur në Europë apo për të evituar rënien. Do të ishim të lumtur të luanim deri në shtator nëse sezoni do të zgjatej. Kjo është puna jonë. Për sa kohë e dimë se do të luajmë në një ambjent të sigurtë për ne e spektatorët, do të luajmë”.

Rooney ka përfituar nga rasti edhe për të dhënë propozimin e tij në lidhje me Katar 2022: “Tani Premier e të gjithë kampionatet anglezë duhet të riformulojnë kalendarin. Botërori i ardhshëm do të mbahet mes nëntorit e dhjetorit. Mund të përfitohet nga kjo situatë për të përfunduar sezonin në vazhdim brenda fundit të vitit e për të nisur në dimër e jo në verë dy sezonet pasuese. Kështu do të shkonim më mirë në eventin e madh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *