• |
ide | kryesore

Papërgjegjshmëria e Anglisë ndaj koronavirus: mijëra persona në gjysëm-maratonën e Bristol e Liverpool

Sport



Të vraposh apo të mos vraposh? Në kohën kur në të gjithë Europën të gjitha manifestimet kompetitive, sidomos ata masive, janë ndërprerë, në Angli vazhdojnë të veprojnë me një indiferencë që i ngjan shumë një papërgjegjshmërie. Kështu, vetëm në ishull ndodh që London Marathon e prillit të ardhshëm (një nga gjashtë maratonat më të rëndësishme në botë) të pezullohet e shtyhet për në vjeshtë, ndërsa gjysëm-maratona e Bristol e ajo e Liverpool zhvillohen normalisht.

Mëngjesin e sotëm, pavarësisht apelit nga shumë mjekë, politikanë e të apasionuar, janë mbajtur rregullisht Bath half marathon e Bristol e ajo e Liverpoool që kanë thirrur në rrugët e dy qyteteve angleze gati 10 mijë vrapues e akoma më shumë spektatorë. Më pak se ishte parashikuar, sepse shumë kanë vrapuar mbi ‘tapis roulant’ një garë virtuale (organizatorët e të dy manifestimeve kishin vënë në dispozicion një aplikacion përkatës) por sidoqoftë shumë. Shumë e të papërgjegjshëm.



1 Comment

  1. Ka 21 vjet qe jetoj ne kete vend dhe i njoh mire keta. Kjo nuk eshte papergjegjshmeri por kokefortesi dhe “krenari” dhe nje mentalitet prej fshatari . Nga njera ane hiqen sikur nuk e perfillin kete epidemi, kurse nga ana tjeter boshatisin supermarketet nga cdo asortiment deri tek letra higjenike. Shquhen per ‘ gjithe bota majtas, ne djathtas ‘ ose anasjelltas idiotesi e shumefytyresi.
    Shpresoj ta kem gabim, por kam frike se me keq se Italia do e pesojne sepse numeri i te infektuarve nuk eshte aq sa thojne ata,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *