Rasti i parë i pozitivitetit në Liga spanjolle. Bëhet fjalë për Ezequiel Garay, mbrojtësin e Valencia, kundërshtare e Atalanta në 1/8 e finaleve të Champions League. Lojtari ishte jashtë për shkak dëmtimi kundër skuadrës së Gasperini. Ka qenë vetë vetë argjentinasi që ka njoftuar infektimin përmes profilit të tij në Instagram, duke i siguruar të gjithë për gjendjen e tij. “2020 nisi keq për mua. Jam pozitiv ndaj Koronavirus, ndihem mirë, do të ndjek rregullat e vendosura nga autoritetet shëndetësore e do të qendroj i izoluar, në karantinë”.
Garay vjen nga këputja e ligamentit të kruciatit të gjurit të djathtë, pësuar në 1° shkurt në sfidën e Liga kundër Celta Vigo e nuk ka luajtur në sfidën e dyfishtë të Champions League kundër Atalanta, gjë që për momentin i eviton karantinën bergamaskëve.