• |
ide | kryesore

Rebelimi i Reina: “Anglia nuk mund të bëjë të paditurin, na kanë kërkuar të stërvitemi”

Sport



Nënvleftësimi i emergjencës koronavirus në Angli (evidentuar edhe nga fjalët e kryeministrit Boris Johnson që bënë shumë të diskutohej) është një temë që vazhdon të bëjë zhurmë edhe në botën e sportit. Të shumta denconimet, përfshirë atë të Pepe Reina, portieri spanjoll i Aston Villa. Në një intervistë për të përditshmen sportive Marca, Reina ka kryqëzuar sjelljen e autoriteteve angleze, jo vetëm për vendimin e vonë për të ndërprerë kampionatin deri në 4 prill: “Ishte një cmenduri të vazhdonim të luanim. Duhet të gjithë ta marrim seriozisht këtë situatë, vendet e tjera më të infektuara kanë marrë masa radikale e ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Anglia nuk mund të mbyllë sytë e të bëjë të paditurin”.

“Këtu në Angli – rrëfeu Reina – kanë rekomanduar të jemi të kujdesshëm e të qendrojmë në shtëpi. Unë nuk ka problem të qendroj në formë i stërvitur në shtëpi – ka theksuar me polemikë spanjolli – por në do të pushojmë vetëm në fundjavë, sepse nga e hëna do të nisim stërvitjen. Vetëm skuadrat që kanë patur të infektuar janë futur në karantinë e izolim. Ne do të vazhdojmë të stërvitemi normalisht nga kjo e hënë. Shëndeti i të gjithëve është më i rëndësishëm se cdo sport. Ka prioritete në jetë që duhet të bëhen të qarta – përfundoi ai – e futbolli është vetëm një zbavitje për njerëzit. Kampionatet duhet të rinisin kur kjo të ketë kaluar e gjëja më logjike për të bërë është shtyrja e Europianit vitin e ardhshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *