• |
ide | kryesore

Skandali/ Portieri i Anglisë thyen karantinën: udhëton 260 km për një ndeshje boksi e natë në pub

Sport



Pas shumë dilemave edhe Premier League u ndal për shkak të koronavirus. Everton i Ancelotti është në karantinë pas pozitivitetit të rezultuar tek Hudson-Odoi i Chelsea, kundërshtari i fundit në kampionat i Toffees, por jo për të gjithë koncepti i izolimit është i qartë. Portieri i Everton Jordan Pickford ka përfunduar në një stuhi polemikash për shkak se ka ndërprerë karantinën e ka ndjekur bashkë me familjen një ndeshje boksi në Durham.

Sipas asaj që bën të ditur tabloidi ‘The Sun’, portieri i Anglisë është parë në një ndeshje boksi në Durham, lokalitet rreth 260 km nga Liverpool, në shoqërinë e gruas dhe të djalit, në mes të qindra personash të tjerë. Tabloidi publikon edhe fotot e lojtarit që është duke pirë birra me shokët. Pickford, që natyrisht nuk ka rezistuar të qendrojë në shtëpi i mbyllur, ka replikuar duke thënë se ka qenë i autorizuar nga stafi mjekësor i klubit të tij, e kështu ka hedhur poshtë akuzat për pakujdesi e se nuk ka respektuar procedurën anti-infektim.

Të gjithë në karantinë minus një me sa duket në kampin e Everton: portieri 26 vjecar i kombëtares angleze, që tani mund të pësojë një sanksionim të rëndë nga ana e klubit të Liverpool.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *