• |
ide | kryesore

1,5 milionë euro për të dalë nga burgu: Ronaldinho bën lëvizjen, por deri tani heshtje

Sport



Ronaldinho, në burg në Paraguay prej një jave bashkë më të vëllain për mbajtjen e një pasaporte false, është gati të paguajë 1,5 milionë euro për të arritur lirinë e kushtëzuar. Propozimit të avancuar nga avokatët e ish-futbollistit brazilian e të vëllait, për momentin nuk ka marrë asnjë përgjigje nga autoritetet paraguaiane. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia ADN Kronos.

Pas një tentative të shkuar bosh, kur pak ditë më parë avokatët propozuan një pagesë prej 800mijë euro e konsideruar jo e mjaftueshme nga gjykatësi, tani avokatët e ish-yllit të Selecaos rrisin kuotën duke vendosur në tavolinë gati dyfishin e ofertës së parë. Nëse do të ketë rezultat, Dinho do të transferohej në një apartament në Asuncion, ku do të mbikqyret rregullisht për të shmangur rrezikun e arratisjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *