• |
ide | kryesore

Delinda Disha sulmon sërish Top-in, ‘T’ju vijë turp’

Paparazzi, Slider



Konflikti mes Delinda Dishës dhe Top Channel vijon ende dhe këtë e dëshmoi edhe një herë aktorja e humorit. Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo ka bërë dallimin mes punës në Top Channel dhe Klan.

Disha ka publikuar përshkrimin poshtë videove në YouTube, përkatësisht të “Portokalli” dhe “Klanifornia”. Ndërsa në videot e kësaj të fundit, shihen të renditur emrat e të gjithë aktorëve, në formatin e Top Channel mungon një detaj i tillë. Delinda e ka cilësuar “të turpshëm” një vendim të tillë, pasi sipas saj aktorët janë “gladiatorët, mbretërit e skenës”.

Ajo ka falenderuar televizion Klan, ku punon aktualisht, për publikimin e emrave të aktorëve të “Klanifornia” poshtë videove në YouTube.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *